Ndërroi jetë nga COVID, Meta i jep dekoratën e lartë 'Nderi i Kombit', Gjeneralit Ndriçim Sallaku: Ushtarak model

Ndërroi jetë nga COVID, Meta i jep dekoratën e lartë 'Nderi i Kombit', Gjeneralit Ndriçim Sallaku: Ushtarak model

Gjenerali i Brigadës, Ndriçim Sallaku

TIRANË- Presidenti Ilir Meta i ka akorduar sot Dekoratën e lartë "Nderi i Kombit", Gjeneralit të Brigadës, Ndriçim Sallakun, i cili ndërroi jetë një ditë më parë si pasojë e COVID. Kjo dekoradë, shprehet presidenti, është një vlerësim për Sallakun, të cilin e ka cilësuar si një ushtarak model dhe i shkëlqyer karriere. Meta ka vlerësuar kontributin e tij në modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare, për pasojë e dekoroi Sallakun me dekoratën e lartë.

"Në vlerësim të veprës së çmuar e të gjithanshme si një ushtarak model dhe i shkëlqyer karriere, për modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare dhe me mirënjohje shtetërore për vlerat atdhetare e njerëzore, që shpalosi gjatë veprimtarisë së tij akademike dhe shkencore, si dhe ndaj kontributit të qenësishëm në zhvillimin, lartësimin dhe rritjen e kapaciteteve profesionale të ushtarakëve tanë në uniformë, duke u shërbyer me dinjitet dhe krenari demokracisë e vlerave të paqes në radhët e Aleancës së NATO-s, pata privilegjin t'i akordoj sot Dekoratën e lartë "Nderi i Kombit", Gjeneral Brigade Ndriçim Sallakut. I paharruar kujtimi i Tij dhe vepra e ndritur, që i la trashëgim Forcave tona të Armatosura", shkruan Meta.

Gjenerali ndërroi jetë ditën e djeshme, teksa për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, të cilët e kanë vlerësuar maksimalisht për punën e tij.  

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Qëndresa Qytetare reagon pas arrestimit të Beqaj: Të ndiqet i njëjti standard gjykimi edhe për fondet e IPARD në Bujqësi

Qëndresa Qytetare reagon pas arrestimit të Beqaj: Të ndiqet i njëjti standard gjykimi edhe për fondet e IPARD në Bujqësi