VLORË- Në këtë video dallohet momenti i tmerrshëm kur mjeti luksoz ‘Porsche’ ka marrë para 17-vjeçarin, Leandro Shametaj, i cili ndërroi jetë pas aksidentit. Në pamje është momenti pas aksidentit, kur ‘Porsche’ po lëviz në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë me një shpejtësi shumë të lartë dhe pasi e ka aksidentuar të miturin e merr zvarrë me motor.
Adoleshenti po kthehej në shtëpi me motomjetin e tij pasi kishte përfunduar punën si kamerier. Sot Gjykata e Vlorës la në burg 32-vjeçarin Hajri Barjamaj, i cili kur shkaktoi aksidentin tragjik dyshohet se ishte në gjendje të dehur në timon.
Në seancën gjyqësore, autori i kërkoi falje familjarëve të viktimës. Prokuroria e akuzon Barjamajn për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “drejtim të automjetit në gjendje të dehur”.
Ndërsa, daja i Leandros, Patriot Deraj, ka kërkuar ashpërsim të ligjit për rastet e tilla, duke theksuar se nuk mund të cilësohet aksident por “vrasje me dashje.”
Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 32-vjeçarin Hajri Bajramaj, i cili aksidentoi për vdekje 17-vjeçarin Leandro Shametaj. Ky i fundit sapo kishte lënë punën rreth orës 12 të natës të datës 28 tetor dhe po kthehej në shtëpi me motor.
Mësohen se në sallën e gjyqit Barjamaj ka kërkuar falje dhe gjithashtu pranë ambienteve të gjykatës ka pasur prezencë të familjarëve të të ndjerit.
Patriot Deraj, daja i 17-vjeçarit dhe të tjerë familjarë, ka kërkuar që të ashpërsohet dënimi për Bajramajn pasi sipas tyre, ajo ngjarje është vrasje me dashje dhe kjo thjeshtë shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor.
“Vërtet e ka marrë atë që meriton, por ne kërkojmë që të ashpërsohet ligji se kjo është vrasje me dashje. Të ecësh në bulevard me 200 km, të jesh i papërgjegjshëm, dy testet e alkoolit të dalin pozitiv, për ne kjo është... nuk ka fjalë, nuk po e besojmë këtë që na ka ndodhur.
Kërkojmë të ashpërsohet ligji, kjo nuk është shkelje e kodit rrugor, është vrasje me dashje”, tha daja i Leandro Shametajt.
32-vjeçari u arrestua në flagrancë për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.
Hajri Bajramaj po drejtonte automjetin e tij luksoz tip ‘Porsche’ në gjendje të dehur dhe me shpejtësi të lartë kur ka përplasur të riun. Leandro Shametaj fatkeqësisht ndërroi jetë në spital duke mos i mbijetuar plagëve të marra.
Komente










Gjynah. Ca faji ka I 17 vjecari qe pijn keta injorantat dhe ngasin makinen Mir e e ka daja I atij tefala nga ndjerit vrasje me dashje. Deshe e pive nuk te deturoj njeri. Burgim te perjetshem ose e e sistemon famija e te ndjerit. Ja bo gati nje dhom gjumi perte fjetur. Cmeduri, si puna ketij k plot nete gjith shqiperin .
Përgjigju