Ndërrojnë jetë 5 qytetarë nga COVID në 24 orët e fundit, 573 rezultojnë pozitiv me koronavirus! 26 prej tyre në gjendje të rëndë në spital

Ndërrojnë jetë 5 qytetarë nga COVID në 24 orët e fundit, 573 rezultojnë pozitiv me koronavirus! 26 prej tyre në gjendje të rëndë në spital

5 qytetarë kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njofton se betejën më sëmundjen nuk e kanë fituar dy qytetarë nga Tirana 58 dhe 73 vjeç, dy qytetarë nga Durrësi 65 dhe 70 vjeç, një qytetar nga Berati 83 vjeç. Nga 3498 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 573 qytetarë.

Sipas ministrisë aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 165 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar. Ndërkohë janë 8,343 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Janë shëruar 458 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 180,687 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

573 qytetarë, në këto bashki: 270 në Tiranë, 32 Berat, 29 në Fier, 22 në Vlorë, 19 në Durrës, Kamëz, 17 në Elbasan, 16 në Gjirokastër, 12 në Krujë, 11 në Lushnje, 10 në Shkodër, Libohovë, 9 në Lezhë, Korçë, 8 në Kavajë, 7 në Patos, Dimal, 5 në Fushë Arrëz, Kurbin, 4 në Mallakastër, Sarandë, Kuçovë, Poliçan, Peqin, 3 në Tropojë, Delvinë, Gramsh, 2 në Kukës, Mirditë, Vorë, Rrogozhinë, Pogradec, Devoll, Kolonjë, 1 në Vau i Dejës, Has, Dibër, Mat, Selenicë, Himarë, Konispol, Dropull, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Skrapar, Belsh.

Statistika (12 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore          573

Të shëruar në 24 orë       458

Të shtruar në spitale       165

Humbje jete në 24 orë     5

Testime ditore                 3,498

Testime totale              1,344,328

Raste pozitive                192,013

Raste të shëruara            180,687

Raste Aktive                     8,343

Humbje jete                      2,983

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           4,455

Fier                847

Shkodër         458

Vlorë                459

Durrës             419

Gjirokastër      411

Berat               381

Elbasan            341

Lezhë              197

Korçë              188

Kukës              77

Dibër                75

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun