Ndërron jetë aktori Fatos Sela
vuante nga një sëmundje e rëndë

Ndërron jetë aktori Fatos Sela<br />vuante nga një sëmundje e rëndë
TIRANË - Ndërron jetë aktori i njohur shqiptar Fatos Sela. Aktori u nda nga jeta sot pasdite në moshën 65-vjeçare nga një sëmundje e rëndë. Fatos Sela ishte një aktor i kudogjendur i skenës dhe i ekranit, me një karrierë të pasur artistike. Roli më i fundit i tij ka qenë roli i Salierit në dramën “Amadeus”, që u ngjit në skenën në skenën e Teatrit Kombëtar me regji të Altin Bashës në pranverën e 2013-s.

Brenda harkut kohor të një viti, kjo ka qenë vepra e dytë në të cilën interpretonte aktori i njohur Fatos Sela, sepse në nëntor të 2012-s në skenën e Teatrit Kombëtar në Tiranë ai u prezantua me rolin e Ismail Qemalit në dramën “Ëndrra e Ismail Qemalit”, që u dha me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Fatos Sela ka interpretuar në shumë vepra të njohura të dramaturgjisë kombëtare dhe botërore. Ka kryer studimet e larta në Akademinë e Arteve Tiranë, ku është diplomuar si aktor. Karrierën e ka nisur si regjisor ne RTV Shqiptar (1972-1975). Nga viti 1975-1995 punoi si aktor e regjisor ne teatrin Bylis të Fierit. Ndër rolet më të spikatura të kësaj periudhe janë: “Dy krisma në Paris”, “Zoti godet me putër”, “Kush e vrau Kastinen”, “Shtrigat e Salemit”, “Një letër e humbur” etj.

Ndër interpretimet që ka bërë si aktor i Teatrit Kombëtar, ku nisi të punonte që nga viti 1995, më të spikatura janë rolet te “Armiku i Popullit”, “Xhaxha Vanja”, “Portreti i Dorian Greit”, “Pulëbardha”, “Streha e të harruarve”, “Tiranosauri”, “Pamje nga ura”, “Magjia e madhe”, “Franku i V” etj. Interpretimi i tij është vlerësuar me diploma dhe çmime Republike.
fatos sela portret
(Në foto: Aktori i ndarë nga jeta, Fatos Sela)

KABASHI: HUMBJA E SELËS, TREBICKËS DHE QIRJAQIT DUKET SI MALLKIM
Aktori Mirush Kabashi ësht ëtelefonuar nga studio e 'A1 Report" për të komentuar mbi vdekjen e parakohshme të aktorit të Teatrit Kombëtar, Fatos Sela. "Ndihem jashtëzakonisht i mërzitur për këtë humbje të rëndë, të parakohshme. Më duket si mallkim që Agim Qirjaqi, Roland Trebicka, Fatos Sela shuhen në të 60-at, ende pa e shfaqur gjithë bagazhin e tyre.

Kabashi ka kujtuar se jam vërsnik me moshën e Fatosit. atos Sela ishte aktor me cilësi shumë të rralla. I predispozuar maksimalisht, me bagazh shumë të madh dhe me vetëmohim për të bërë më të mirën e mundshme në kinematografi dhe teatër", ka komentuar Kabashi.

Ai ka kujtuar se Fatos Sela ishte një nga shtyllat e teatrit të Fierit, kaloi në Teatrin Kombëtar, duke u bërë shtylla kryesore e TK në bazën e cilësive që ju përmenda. Është humbje për Teatrin. Unë jam vërsnik me moshën e Fatosit. Kjo predispozitë e tij e madhe për të dhënë gjithçka të mirë dhe të vlefshme ia dha pa kursim telespektatorit, artdashësve duke u shuar si në Fjalët e Qiririt.

Humbje e parakohshme, shumë pikëlluese. Deri para një muaji e gjysmë gëzonte gjithë temperamentin, ku s’ndihej mosha. Një sëmundje e mori krejt pa pritur e pa kujtuar. Rrinte me fletore dhe merrte shënime për vërejtjet nga kolegët, regjisorët. Ai rrinte gjithë natën për të eliminuar ato vërjejtje. Personazhet që kishin fatin të luheshin prej tij ndër pikat më të forta të dramës apo komedisë, skenari filmi. Temperament unik, sanguin, me zë potent, që e zotëronte skenën".
 
Redaksia online
(ac/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vepronin si grup i strukturuar kriminal/ SPAK çon për gjykim 4 personat që trafikonin emigrantë nga vendet e treta

Vepronin si grup i strukturuar kriminal/ SPAK çon për gjykim 4 personat që trafikonin emigrantë nga vendet e treta