TIRANE, 22 Nentor/ATSH/-Ndërron jetë Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Petrit Bushati.
Lajmi, cili konfirmohet nga Ministria e Jashtme sqaron se Ambasadori Bushati ndërroi jetë si pasojë e një sëmundje e rëndë kronike.Mësohet se ditën e hënë, Ministria e Jashtme do të zhvillojë ceremoninë në nder të diplomatit.
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati shprehu sot dhimbjen për humbjen e parakohshme të Ambasadorit Petrit Bushati.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social "Facebook", ministri shkruan: Dhimbje e thellë për Ambasador Petrit Bushatin. Fisnikëria, përkushtimi e profesionalizmi i tij do t'i mungojnë shërbimit të jashtëm. Ndonëse për pak kohë, ndjehem me fat që e kisha bashkëpunëtor të afërt. Njohës i shkëlqyer i rajonit, ushtrues i funskioneve të larta në organizata rajonale, së fundmi Petriti shërbente si Ambasador i Shqipërisë në Maqedoni. Gjatë karrierës së spikatur në shërbimin e jashtëm ai ka qënë gjithashtu Ambasador i Shqipërisë në SHBA, Suedi, Serbi.Tek Petrit Bushati kombinohej talenti i rrallë i diplomatit me fisnikërinë e një burri të lartë. Është shumë pak të thuhet se do na mungojë. Sikundër humbjen e tij do ta kemi të vështirë për ta rikuperuar.Ngushëllime familjes së tij!Shpirti ju prehte në paqe".
Diplomati Bushati u emëruar ambasador në Maqedoni në fillim të vitit 2014. Petrit Bushati ka qenë ambasador në Suedi në vitin 1988-1991, më pas nga 1997-2001 ka shërbyer në ambasadën e SHBA, ndërsa nga 2002-2006 ka qenë ambasador i Shqipërisë në Beograd./a.gegvataj/