TIRANE - Kreu i parë i Bashkisë së Tiranës pas rënies së komunizmit, Sali Kelmendi, ka ndërruar jetë në moshën 68­vjeçare mbrëmjen e djeshme, në ambientet e banesës së tij.

Ai u zgjodh kryetar i Bashkisë së Tiranës më 2 qershor 1992, ndërkohë që ka qenë një ndër themeluesit e Partisë Demokratike.

Kelmendi do të mbahet mend pasi gjatë mandatit të tij katër vjeçar, privatizoi të gjitha ndërmarrjet shtetërore që kishin mbetur nga koha e komunizmit.

Bashkia e Tiranës njoftoI se homazhet në nderim të ish-kryetarit të Bashkisë Sali Kelmendi, i cili u nda sot nga jeta, do të zhvillohen neser nga ora 13.00-15.00 në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)