Ndërron jetë në aksident ylli i muzikës amerikane

Ndërron jetë në aksident ylli i muzikës amerikane

Kylie Rae Harries

Këngëtarja e muzikës Country, Kylie Rae Harries, ka humbur jetën ditën e sotme, pas një përplasjeje me makinë.

Mediat e huaja thanë se këngëtarja  po udhëtonte në Taos, New Mexico, kur ndodhi përplasja e tre makinave.

Këngëtarja 30-vjeçare po udhëtonte drejt qytetit të familjes së saj,  dhe para se të bënte aksidentin kishte postuar në Instagram herë pas here gjatë udhëtimit.

 Në një postim të saj ajo kishte shkruar: " Karburantit është 46 milje larg  dhe unë jam 36 nga stacioni më i afërt i benzinës. I dashur Jezus, të lutem mos më lër të bllokohem në NM"

"Për ata prej jush që nuk e dinë, unë kam kaluar 20 vitet e fundit të jetës time duke ardhur në Taos me babanë dhe motrën time. Gjyshërit e mi kanë jetuar këtu, xhaxhai im jeton ende këtu," tha Harris.

Në një postim tjetër ajo thotë: " Kam ngarë makinën gati 12 orë, dhe është kaq rraskapitëse dhe e mërzitshme, por dy orët e fundit duke udhëtuar nëpër male kam kujtuar vendin tim kur udhëtoja me babain tim."

Nga aksidenti kanë mbijetuar vajza e saj 6-vjeçare, Corbie dhe nëna e saj. Një faqe e GoFundMe ka mbledhur më shumë se 19.900 dollarë për edukimin në kolegj të Corbie në më pak se 10 orë.

Në Mars, Harris publikoi këngën  "Njëzet vjet nga tani", kushtuar vajzës së saj, ku u frymëzua për të shkruar këngën pas vdekjes së babait të saj nga kanceri në moshën 54 vjeç.

Sipas mediave të huaja në aksident ka ndërruar jetë edhe një 16-vjeçare.

Kylie Rae Harries

1/2
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E tmerreshme: 06/09/2019 10:23

    Eshte mjaft e Trishtushme te largohet nga jeta njeriu ne ji moshe kaq te re dhe kaq bukur , pas nji aksidenti idiot ! Hapi syt njerez, ka shume te cmedur te droguar neper rruge !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE