Ndërron jetë në moshën 68-vjeçare ish-kryeministri kinez, Li Keqiang

Ndërron jetë në moshën 68-vjeçare ish-kryeministri kinez, Li Keqiang

Ish-kryeministri kinez, Li Keqiang, ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë për shkak të një ataku kardiak. Li drejtoi qeverinë për 10 vjet, deri në fillim të marsit të kaluar. 

Li vinte nga një familje modeste dhe ishte djali i një zyrtari lokal. Ai lindi në korrik 1955 në kontenë Dingyuan në provincën Anhui të Kinës lindore, raporton BBC.

Një ekonomist i trajnuar mirë, Li ka fituar famë për pozicionet e tij reformiste dhe për mbështetjen e një ekonomie të bazuar në konsumin e brendshëm, përmes stimujve për bizneset e vogla, rinovimit të zonave të varfra urbane dhe projekteve infrastrukturore dhe jo vetëm nga eksportet.

Li u rendit i 14-ti në listën e revistës Forbes të vitit 2013 të njerëzve më të fuqishëm në botë. Ai ishte i vetmi zyrtar i lartë aktual që nuk i përkiste grupit besnik të liderit Xi Jinping.

"Vdekja e Li do të thotë humbje e një zëri të shquar moderator brenda niveleve të larta të Partisë Komuniste Kineze, me sa duket askush nuk është në gjendje të marrë përsipër këtë gjë. Kjo ndoshta do të thotë edhe më pak kufizim ndaj ushtrimit të pushtetit dhe autoritetit të zotit Xi", i tha BBC-së Ian Chong, studiues jorezident në institutin Carnegie China.

Vdekja e tij ka tronditur gjithë popullin kinez, të cilët kanë shprehur nguishëllimet e tyre në mediat sociale edhe pse komentet në shumë postime duket se kanë qenë të kufizuara.

"Kjo është shumë e papritur, ai ishte kaq i ri", tha një përdorues në faqen e mediave sociale kineze Weibo. Një tjetër tha se vdekja e tij ishte si të humbiste "një shtyllë të shtëpisë sonë".

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot