Me 85 vota pro dhe 9 kundër, Kuvendi i dha dritën jeshile disa ndryshimeve në Kodin Penal aktual, ndërsa në Kodi i ri penal është ende në proces konsultimi. Mes ndryshimeve që sollën debat në Kuvend është edhe dekriminalizimi i shpifjes (pjesërisht), pasi ky ndryshim me propozim të qeverisë do të prekë vetëm gazetarët. Këta të fundit nuk do të kenë më përgjegjësi për shpifjen, ndërsa kërkesa e PD që dekriminalizimi të prekë të gjithë qytetarët shqiptarë u rrëzua me votat e mazhorancës.

Ndryshimet që shtohen në nenin 120 "Shpifja"

 

Neni 120 i Kodit Penal "Shpifja"

Ligji shoqërohet me masa mbrojtëse për sigurinë e gazetarëve, duke dënuar ata që i kërcënojnë apo dhunojnë për shkak të profesionit. Konkretisht do shtohen dy ndryshime, në nenin 237 “Goditjet për shkak të detyrës” dhe në nenin 238 “Kanosja për shkak të detyrës”, përmes së cilave parashikohet dënim deri në 5 vite burg për goditjen për shkak të detyrës, ndërsa kanosja dënohet deri në 3 vite burg.

Dy ndryshimet që shtohen në nenin 237 "Goditjet për shkak të detyrës" dhe nenin 238 "Kanosja për shkak të detyrës"

Ndryshimet në Kodin Penal parashikojnë dënim deri në vit burg për parkimin dysh. Pra, kush ndalon mjetin në mes të rrugës rrezikon deri në një vit burg, duke përjashtuar mjetet si biçikletat apo motorët. Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve, në vijim, të gjitha referimet në prokurori për bllokim të qarkullimit do të bëhen përmes nenit 293/1.

Neni 293/1 që shtohet për dënimin e parkimit dysh

Me këto ndryshime ligjvënësit shtuan ndjeshëm dënimet për zjarrvënie të qëllimshme dhe ndërtimet pa leje, si pjesë e një pakete të qeverisë për kontroll më të mirë në territor, që mazhoranca i paraqiti ato si “harmonizim me standardet evropiane”.

Zënia e tokës

Neni 200 i Kodit aktual “Pushtimi i tokës” ka vetëm një fjali, dhe konsiderohet kundra vajtje penale që dënohet me gjobë ose burgim deri në 2 vjet. Me propozimet e reja, ky nen ndryshon përkufizimin në “Zënia e tokës” dhe përfshin 4 paragrafë. Dënimet vijnë në rritje, dhe në varësi të cilësimit të kundërvajtjes penale, kalon nga një minimum prej 6 muajsh deri në 6 vjet burg.

Në këtë rast, ndëshkimi maksimal prek zyrtarët e agjencive dhe institucioneve që merren me mbrojtjen dhe kontrollin e territorit, kur janë ata vetë, autorë të shkeljeve. Atyre u hiqet dhe e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5 vjeçare.

Neni 200 i Kodit Aktual

Ndryshimet e nenit 200 "Zënia e pronës"

Ndërtimet pa leje

Për ndërtimet pa leje, janë shtuar dy paragrafë të rinj, të cilët parashikojnë ndëshkimin e zyrtarëve publikë të përfshirë në to. Nëse aktualisht dënimi shkon deri në një vit burgim, për zyrtarët ky dënim rritet me një të tretat dhe heqjen e të drejtës për të punuar në administrate deri në 5 vjet.  Ndërsa kur ndërtimi pa leje është në zonat e mbrojtura, për të cilin dënimi aktual për të gjithë shkelësit është nga 1 deri 5 vjet burg, për zyrtarët rritet me dy të tretat e dënimit të dhënë.

Neni 199/a i Kodit Penal për ndërtimin pa leje

 

Ndryshimet e miratuara në nenin 199/a për ndërtimet pa leje

Zjarrvënia

Ndryshimet në Kodin Penal, parashikojnë disa ndërhyrje me përkufizime të reja që i shtohen veprave penale ekzistuese.

Nëse zjarri ndodh gjatë periudhave që favorizojnë flakët, pra gjatë stinës së verës apo në terrene ku përhapja është më e shpejtë, dënimi kur preket prona shkon nga 3 deri 8 vjet, ndërsa kur përfshihen pyjet nga 5 deri 8 vjet. Në këtë rast, nëse zjarri është nga pakujdesia dënimi shkon nga 3 në 6 vjet

Kur nga zjarri përfshihen zonat e mbrojtura apo objekte të trashëgimisë kulturore, në rastin e shkatërrimit si të pronës dhe të pyjeve, dënimi nis nga 4 vjet dhe shkon deri  në 10 vjet burg. Nëse zjarri në pyje ka ardhur si pasojë e pakujdesisë dënimi i parashikuar është 4 deri në 7 vjet.

Për herë, të parë, ashtu siç dhe ishte paralajmëruar nga kryeministri Rama, kur zjarri vihet me qëllim ndryshimin e kategorisë dhe destinacionit të tokës, përveç një dënimi nga 7 deri në 15 vjet, gjykata vendos që klasifikimi i terrenit të prekur të mos ndryshojë për një periudhë 30 vjeçare.

Neni 206/a i Kodit Penal aktual për zjarrëvënien

Ndryshimet që shtohen në nenin 206/a për zjarrëvënien në Kodin Penal

Në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian ndryshimet përafrojnë ligjet shqiptare me legjislacionin e Brukselit në fushat e pastrimit të parave, luftën ndaj terrorizmit, trafikut të drogave, trafikimit të qenieve njerëzore dhe mbrojtjes së viktimave të tij, abuzimit seksual dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve dhe pornografisë së fëmijëve.

E re është një dispozitë mbi kriminalizimin e mashtrimit që ndikon në interesat financiare të BE-së. Përmes nenit të shtuar Neni 143/a/8 përdorimi ose paraqitja e deklaratave ose dokumenteve të rreme, të pasakta ose të paplota që ka si efekt përvetësimin ose mbajtjen e padrejtë të fondeve nga buxheti i përgjithshëm i Bashkimit Evropian dënohet me burgim gjer në 5 vjet. Kur kjo vepër bëhet në bashkëpunim burgimi është nga dy gjer në 6 vjet. Nëse shifra e abuzimit i tejkalon 50.000 euro, dënohen me burgim nga 5 deri në 10 vjet”.

Ndryshimet që shtohen në nenin 143 të Kodit Penal

Një nga ndryshimet më të rëndësishme në paketën e re ligjore prek nenin 234/a, që lidhet me pjesëmarrjen në organizata terroriste. Çdo person që merr pjesë, ndihmon me financime, informacion apo dokumente të falsifikuara në aktivitetet e një organizate terroriste, rrezikon dënim jo më pak se 15 vjet burg, ndërsa aktualisht dënimi është minimialisht 7 vjet dhe maksimalisht 15.

Neni 234/a i Kodit aktual

 

Ndryshimet në nenin 234/a të Kodit Penal

Paketa zgjeroi juridiksionin penal për shtetasit e huaj rezidentë në Shqipëri, edhe për vepra pjesërisht të kryera jashtë territorit. U forcuan ndëshkimet për pornografinë, shfrytëzimin dhe krimet seksuale ndaj të miturve, me dënime që shkojnë deri në 20 vjet burg.

Kliko këtu për të lexuar ndryshimet e plota të Kodit Penal