Ndërron jetë në moshën 71-vjeçare
aktori i "roleve të vogla", Xhillari

Ndërron jetë në moshën 71-vjeçare<br />aktori i
TIRANE- ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare edhe njëri nga aktorët e kinematografsië shqiptare dhe teatrit, Petraq Xhillari. I lindur në Përmet në vitin 1943, Petraq Xhillari pas mbarimit të studimeve për aktor filloi punën në vitin 1971 në Teatrin Popullor. Xhillari ka qenë nga aktorët e spikatur të të ashtuquajturave  “role të vogla”.

Interpretoi role të dyta dhe episodike, duke realizuar karaktere interesante. Loja e tij u shqua për dinamiken dhe energjinë, e shoqëruar nga një gjest ekspresiv dhe mënyrë sjelljeje e besueshme, gati natyrale, sikurse u vu re në shfaqjet “Arturo Ui”, “Gjenerali i Ushtrisë se Vdekur”, “Nën ditat e skenës”, “Përmbytja e madhe”, “Komunistët”, “Lulet e shegës”, “Furrnalta”, “Përballë vetes”, “Monsera”, “Prometeu”, etj.

P. Xhillari ka qenë i parapëlqyer në kinematografi, ku ka interpretuar në rreth 12 role, si në filmat “Njeriu me top”, “I treti në bronz”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, etj.  


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 28 Dhjetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës