Aktori i famshëm Danny Aiello, i njohur për rolet e tij në filmat “Do The Right Thing” dhe “The Godfather Part II”, ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare.

Aiello ka luajtuar gjithashtu edhe rolin e babait të futbollistit legjendar argjentinas, Diego Armando Maradonës në filmin ‘Papa don’t Preach’ në vitin 1986.

Aktori hollywodian njihej si një veteran i filmit, ndërkohë që me rolin e tij si pronari i picerisë ‘Sal’ në filmin ‘Do the Right Thing’, u nominua edhe me çmimin Oscar për aktorin më të mirë dytësor.

Aiello e filloi karrierën e tij në mesin e viteve 60’.

"Është pikëllim i thellë të raportosh që Danny Aiello, burri i dashur, babai, gjyshi, aktori dhe muzikanti ndërroi jetë mbrëmë pas një sëmundjeje", thanë familjarët, në një prononcim për BBC.

Ata gjithashtu kanë kërkuar privatësinë në këtë moment të dhimbshëm.

Në vitin 1990 ai i tha revistës "People": "E dini, unë kam qenë vetëm 17 vjet kur e nisa këtë. Për aktorët, nuk është aspak koha. Është si një ëndërr e bukur që nuk duket se do të marrë fund."

Aiello ishtë i pesti nga gjashtë fëmijë dhe lindi në Rrugën West 68th, Manhattan në SHBA.

Në moshën 16 vjeç ai gënjeu për moshën e tij për t'u regjistruar në ushtrinë amerikane.

Pasi shërbeu për tre vite, ai u kthye në New York dhe bëri punë të ndryshme për të ndihmuar veten dhe më vonë familjen e tij.

Me arsim të kufizuar dhe aftësi të pakta, Aiello filloi si nëpunës i bagazheve për Greyhound.

Më vonë ai punoi si një kërcimtar në një klub në Queens dhe Manhattan.

Ai u bë pjesë e teatrit, regjisorët filluan t'i përgjigjen intensitetit të papërpunuar të Aiellos dhe kur Robert De Niro hodhi poshtë rolin e Salit në filmin e Lee, atij iu rekomandua të merrte vendin e tij.

Më pas mori pjesë në filmat me metrazh të gjatë dhe fitoi dhe “Emmy” në vitin 1980 për shfaqjen televizive “A Family of Strangers”.

Më vonë Woody Allen i ofroi atij rolin në “Purple Rose” dhe më pas iu kërkua të ishte në videon e Madonnas, e ndjekur nga suksesi në skenë si një aktor në televizion.

Aktori i famshëm Danny Aiello