Është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare si shkak i një sëmundjeje të rëndë piktori i njohur shqiptar Pandi Mele. Artisti u shua pak ditë më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pandi Mele është një nga piktorët më të njohur shqiptarë, fama e të cilit tashmë është bërë ndërkombëtare. Piktor i spikatur i metodës së realizmit socialist, ai vijoi pikturën realiste pa asnjë kompleks përballë pikturës moderne.
Vetë presidenti amerikan, Barack Obama, së fundmi i ka dërguar një letër falënderimi për pikturat e tij të bukura. Një prej tyre është edhe vetë portreti i presidentit në Shtëpinë e Bardhë.

Në galerinë e pasur të veprave të Pandi Meles spikasin kostumet kombëtare me tërë larminë e tyre. Pasqyrimi i pasurisë folklorike ndihet në shumë vepra apo detaje veprash si “Dardharja”, gravurë bardhë e zi, “Nusja kosovare”, “Kruja”, gravure bardhë e zi, që shquhen për origjinalitetin e këndvështrimit. Legjenda, në përgjithësi, dhe legjenda e Rozafës, në veçanti, zënë një vend të veçantë në krijimtarinë e tij.
Ai ka përpunuar disa variante me motivet e Rozafës duke e bërë të njohur baladën e lashtë si një pasuri të madhe shpirtërore mbarëkombetare.
Piktori ka ditur të përjetësojë me penelin e tij figurat më përfaqësuese të kombit tonë që reflektojnë atë çka është më e mirë dhe më e ndritur me një shpirt kombëtar.

Të tillë janë cikli grafik për filmin dokumentar që i kushtohet Gjergj Kastriotit Skënderbeut, kompozimi “Aleksandër Moisiu me Stanislavskin në Moskë” dhe “Nënë Tereza”. Së fundi ai ka bërë edhe portretin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama. Stafi i Galerisë kombëtare bashkë me njoftimin për ikjen e artistit nga jeta shpreh ngushëllimet për humbjen e artistit, i cili la një trashëgimi të çmuar në historinë e artit pamor shqiptar.

“Pandi Mele lindi në vitin 1939 në Korçë. Ndoqi Liceun Artistik në Tiranë për picture, në drejtimin e pedagogëve Abdulla Cangonji, Sadik Kaceli, Qamil Grezda, Abdurrahim Buza, Kristina (Koljaka) Hoshi. Studioji dy vite për grafikë në Akademinë “I.E.Rjepin” në Shën Petërburg (Rusi) në ateljenë e S.M.Vasiljeviç dhe u diplomua në Tiranë në vitin1964. Pandi Mele ka dhënë një kontribut të rëndësishëm si pedagog i grafikës në Ish- Institutin e Lartë të Arteve, Tiranë, sot Universiteti i Arteve, duke drejtuar për shumë vite atelienë e grafikës. Ekspozoi për herë të parë në moshën 17 vjeçare “Porteti i gjyshes” (1956, GKA,Tiranë).
Pandi Mele ishte i pari artist grafist shqiptar që aplikoi ciklet grafike (kompozime) duke u mbështetur në veprat letrare apo legjendat shqiptare (cikli “Motive Migjeniane” 1964 (GKA, Tiranë); serinë grafike “Shtypi i partisë” 1984; cikli “Rozafa”, 1999, studio artistit).
Mele vazhdoi traditën e grafikës shqiptare (në linoleum) të filluar nga piktori Sadik Kaceli, duke e modernizuar atë edhe në teknika të tjera (litografi, akuaforte, gdhëndje në dru). Me veprën e tij Pandi Mele ndikoi dukshëm në realizimin e një grafike bashkëkohore si në teknikë ashtu dhe në konceptimin e saj.”, shkruhet në njoftimin e Galerisë Kombëtare të Arteve.
Pandi Mele lindi në vitin 1939 në Korçë. Ndoqi Liceun Artistik në Tiranë për picture, në drejtimin e pedagogëve Abdulla Cangonji, Sadik Kaceli, Qamil Grezda, Abdurrahim Buza, Kristina (Koljaka) Hoshi. Studioji dy vite për grafikë në Akademinë “I.E.Rjepin” në Shën Petërburg (Rusi) në ateljenë e S.M.Vasiljeviç dhe u diplomua në Tiranë në vitin1964. Ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm si pedagog i grafikës në Ish- Institutin e Lartë të Arteve, Tiranë, sot Universiteti i Arteve, duke drejtuar për shumë vite atelienë e grafikës.
Ekspozoi për herë të parë në moshën 17 vjeçare “Porteti i gjyshes” (1956, GKA,Tiranë). Pandi Mele ishte i pari artist grafist shqiptar që aplikoi ciklet grafike (kompozime) duke u mbështetur në veprat letrare apo legjendat shqiptare (cikli “Motive Migjeniane” 1964 (GKA, Tiranë); serinë grafike “Shtypi i partisë” 1984; cikli “Rozafa”, 1999, studio artistit). Mele vazhdoi traditën e grafikës shqiptare (në linoleum) të filluar nga piktori Sadik Kaceli, duke e modernizuar atë edhe në teknika të tjera (litografi, akuaforte, gdhëndje në dru). Me veprën e tij Pandi Mele ndikoi dukshëm në realizimin e një grafike bashkëkohore si në teknikë ashtu dhe në konceptimin e saj.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com