Një akident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në aksin rrugor Fushë-Kruje-Vorë ku mbetën të plagosur 4 persona, të cilët u transportuan me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
63 vjeçarja Zana Brunga nuk ka mundur të ju mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital, ndërsa tre të tjerët gjenden jashtë rrezikut për jetën.
Sipas informacionit të policisë aksidenti ka ndodhur si shkak i një parakalimi të gabuar ku dy mjete u përplasën me njera-tjetrën.
Komento