Ka ndërruar jetë në spital, 54-vjeçarja Ëngjellushe Demollari, e cila 6 ditë më parë u përfshi në një aksident rrugor.
Aksidenti rrugor ndodhi në Maliq të Korçës tek kryqëzimi i Libonikut. Gruaja mbeti e plagosur rëndë dhe për tu nxjerrë nga makina u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikës.
Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve dhe trajtimit në spital, gruaja nuk mundi t'i mbijetojë plagëve të marra.
Komento