Ndërron jetë nga COVID, ‘babai’ i bombës bërthamore në Pakistan

Ndërron jetë nga COVID, ‘babai’ i bombës bërthamore në Pakistan

Abdul Qadeer Khan

Abdul Qadeer Khan, i njohur si ‘babai i bombës bërthamore’ të Pakistanit, vdiq të dielën nga COVID-19 pas një beteje të gjatë me sëmundjen, thanë familjarët e tij. Ai ishte 85 vjeç dhe vdiq në një spital në kryeqytetin Islamabad, tha Ministri i Brendshëm Shejh Rasheed Ahmad.

Khan u nderua si një hero kombëtar për transformimin e vendit të tij në fuqinë e parë bërthamore islame në botë, në fillim të viteve 1970. Por ai ishte gjithashtu famëkeq për kontrabandën e sekreteve bërthamore ndërmjet shteteve, përfshirë Korenë e Veriut dhe Iranin.

Kryeministri Imran Khan tha se Pakistani kishte humbur një "ikonë kombëtare". ‘Ai u desh nga kombi ynë për shkak të kontributit të tij kritik për të na bërë një shtet me armë bërthamore,’ shkroi kryeministri në TWitter.

I njohur si AQ Khan, shkencëtari ishte i rëndësishëm në ngritjen e uzinës së parë të pasurimit bërthamor të Pakistanit në Kahuta pranë Islamabadit. Deri në vitin 1998, vendi kishte kryer testet e para bërthamore.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Expo-Albania, ja si do të jetë kompleksi modern për organizimin e panaireve

Expo-Albania, ja si do të jetë kompleksi modern për organizimin e panaireve