Ndërron jetë nga COVID një 27-vjeçare nga Berati, ishte prej ditësh në intubim te Infektivi

Ndërron jetë nga COVID një 27-vjeçare nga Berati, ishte prej ditësh në intubim te Infektivi

Viktima Ariola Sakollari

Një lajm i trishtë ishte për qytetin e Beratit humbja e jetës së një 27-vjeçareje nga lagjia "Donika Kastrioti". Ariola Sakollari (Gjeçi) u prek nga Coronavirusi 3-javë më parë dhe fillimisht u shtrua në Repartin Covid-19 në Spitalin Rajonal të Beratit.

Për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore,e reja u dërgua në spitalin Infektiv në Tiranë, ku prej disa ditësh ndodhej në intubim.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve për ta shpëtuar 27-vjeçarja gjeti vdekjen pasditen e djeshme në këtë spital. Ditë zie ka qënë kjo e sotmja, jo vetëm për familjarët e Ariolën që e përcollën për në banesën e fundit, por edhe për të gjithë miqtë e ata që e njihnin dhe e donin. 27-vjeçarja nuk vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese.


Lajmi kryesor:

Humbin jetën 21 qytetarë nga COVID, shënohen 851 raste të reja me koronavirus! Ndërron jetë 27-vjeçarja në Berat


M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës