Një tjetër arsimtar ndërron jetë nga COVID, humb betejën me virusin mësuesi i shkollës 9-vjeçare në një fshat të Belshit

Një tjetër arsimtar ka humbur jetën si pasojë e COVID-19. Bëhet me dije se ka ndërruar jetë mësuesi i shkollës në fshatin Dragot në Belsh, Avni Dragoti. Lajmin e hidhur e kanë ndarë në mediat sociale kolegët e tij.

'Me hidhërim të thellë ju njoftojmë se sot ka humbur betejën me COVID - 19 një nga mësuesit më të nderuar të shkollës sonë Avni Dragoti. Shprehim ngushëllimet dhe respektin për këtë mësues të vyer e me përvojë dhjetëra vjeçare në arsimimin e shumë brezave. Ndajmë këtë dhimbje me familjarët e tij,nxënësit dhe kolegët.'- njofton drejtoria.

 

Lajmi kryesor:

Sot 764 raste të reja dhe 20 viktima nga COVID! Humb jetën fotoreporteri sportiv Luigj Preçi dhe ndërrojnë jetë dy arsimtarë


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 25 prillit, kush nga liderët po bind më shumë Rama apo Basha?



×

Lajmi i fundit

John

Auditimi i qeverisjes vendore, nga KLSH-ja apo audituesit ligjorë?!