KOLONJË- Koronavirusi ka marrë një tjetër jetë në moshë të re. Bëhet fjalë për 22-vjeçaren, Euxhena Jorgji, cila studionte në Tiranë për financë.

Beteja e saj me këtë virus ishte e gjatë, por fatkeqësisht nuk ia doli të triumfonte. Jorgji prej 1 muaji ishte shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë, e ndërsa prej 1 javë ishte në intubim. Nga sa raportohet, 22-vjeçarja vuante nga sëmundje autoimune. 

Në ndryshim nga fillimi i pandemisë, është vënë re që është ulur grupmosha e të prekurve, për pasojë edhe e viktimave. Ekspertët kanë ngritur alarmin se është rritur numri i moshave të reja që janë infektuar me COVID, disa prej të cilëve nuk ia kanë dalë. Kjo sipas tyre, lidhet edhe me ardhjen e varianteve të reja të COVID-it, të cilët janë më agresiv.

Pak javë më parë, ka ndërruar jetë edhe një 18-vjeçar në Elbasan. 


Lajmi kryesor:

777 raste të reja e 21 viktima nga COVID! Humbin betejën prindërit e djali në Mirditë! 22 vjeçarja kolonjare vdes pas 1 muaji te Infektivi