21 humbje jete dhe 952 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit! Një javë më parë virusi i mori jetën 18-vjeçarit nga Tirana, sot ndërron jetë edhe babai i tij

Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë humbur jetën 21 persona si dhe janë regjistruar 952 raste të reja. Nga 3805 testime të kryera në 24 orët e fundit, janë konfirmuar 952 raste, ku Tirana, mban numrin të lartë të rasteve aktive me 408 infektime. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 408 raste në Tiranë, 53 raste në Vlorë, 39 raste në Durrës, 36 raste në Krujë, 28 raste në Fier, Elbasan, Lushnje, 27 raste në Shkodër, 22 raste në Gjirokastër, 21 raste në Korçë, Berat, 20 raste në Kavajë, 19 raste në Kurbin, Tepelenë, 18 raste në Përmet, 16 raste në Kukës, 14 raste në Sarandë, 13 raste në Lezhë, Mat, Gramsh, Kuçovë, 12 raste në Mallakastër, 10 raste në Bulqizë, 9 raste në Kamëz, 8 raste në Devoll, 7 raste Malësi e Madhe, 6 raste në Mirditë, 3 raste në Vorë, Peqin, 2 raste Kolonjë, Memaliaj, Delvinë, Librazhd, Rrogozhinë, Pukë, Has, 1 rast në Maliq, Cërrik, Poliçan, Libohovë, Skrapar, Belsh, Dibër, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Divjakë, Pogradec.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 9 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Kurbini, 2 qytetarë nga Berati, 1 qyetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Erseka, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 50-91 vjeç.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 1028 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 13,495 vaksinime.  

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 662 pacientë, 49 në terapi intensive, nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 804 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 69,773 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore       952

Të shëruar në 24 orë     804

Të shtruar në spitale      662

Humbje jete në 24 orë   21

Testime ditore               3805

Testime totale          466,785

Raste pozitive          107,167

Raste të shëruara     69,773

Raste Aktive              35,598

Humbje jete               1,796

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë     22887

Fier         2667

Durrës     1680

Vlorë       1746

Shkodër   1373

Gjirokastër 1075

Berat        844

Korçë       914

Elbasan    876

Lezhë       826

Dibër       374

Kukës     336

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:00
Një javë më parë COVID-i i mori të birin 18-vjeçar, sot ndërron jetë i ati po nga virusi

Një tragjedi ka rënë në një familje në Tiranë, ku pas ndarjes nga jeta të djalit 18-vjeçar nga COVID, virusi i ka marrë jetën ditën e sotme edhe të atit. I ati ishte i shtruar te “Shefqet Ndroqi”, prej kohësh po nuk ka mundur të fitojë dot betejën.

Edhe i biri 18-vjeçar ishte i shtruar te “Shefqet Ndroqi” dhe humbi jetën një javë më parë.

Nga COVID ishte prekur edhe e ëma e 18-vjeçari, por ka mundur të shërohet duke e lënë spitalin më herët.

18-vjeçari dhe i ati ishin me sëmundje bashkëshoqëruese, sëmundje gjenetike të obezitetit. Djali ka shkuar në spital 10 ditë pasi ishte infektuar, teksa virusi kishte  dëmtuar pjesën më të madhe të mushkërisë së  tij. Të njëjtin fat pati edhe i ati i tij duke sjellë një tragjedi të dy-fishtë në familjen e tyre.

Ora 18:30
U infektua nga COVID, Imzot Angelo Massafra u dërgua me charter nga Rinasi drejt Barit të Italisë për kurim

Imzot Angelo Massafra, i cili rezultoi pozitiv me COVID një ditë më parë, u dërgua për kurim në Itali. Report Tv ka zbuluar detaje të tjera, ku imzot Angelo Massafra u dërgua me charter  drejt barit të Italisë në orën 14:30 nga aeroporti i Rinasit drejt Barit në Itali.

Një ditë më parë, Konferenca Ipeshkvore Shqiptare, tha se gjendja shëndetësore e Imzot Angelo Massafrës është e qëndrueshme, por ka shfaqur temperaturë të lartë dhe simptomat tipike të virusit. Ai është transferuar për një mjekim më të specializuar në Spitalin “Miulli di Acquaviva delle Fonti” në Bari të Italisë.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ermal: 28/02/2021 19:18

    Si ka mundesi, ne gjithe bote kane ndrishuar rregullat, si pershembull vendosja e dy maskave, mbylljen disa qarqe we rriten shume raste per disa dite etc, edhe ketu ne shqiperi kemi komiteti teknik qe nuk di cfar eshte ber me ato monstra qe jan derguar ne Gjermani ose Angli per te verifikuar po ka mberittur virusi I ri ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Gjoni: 28/02/2021 18:48

    po sisht bukur si imzot,me shku mnyra privilegije,rrihet shqiprii si populli i thjest

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen