PEQIN- Një i dënuar me burgim të përjetshëm në burgun e Peqinit për dy vrasje është vetëvarur rreth orës 14:00 të mesditës së sotme në dush. Viktima është Fatmir Veliaj 40-vjeç banues në Mallakastër, i cili është gjetur pa shenja jete në qeli.

"Rreth orës 14:00, në ambjentet e IEVP Peqin,  shtetasi F.V., 40 vjeç, banues në Mallakastër, dyshohet se ka varur veten,  i cili ka qënë i dënur me burgim të përjetshëm.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.