PEQIN - Mes dhimbjes e lotëve, familjarët përcollën në banesën e fundit te dashurit e tyre që humbën jetën tragjikisht në Itali.

Arti Kola me bashkëshorten Jonidën dhe dy fëmijët Hajdarin 23 vjeç dhe Xhesikeën 16 vjeçe ishin larguar disa vite më parë në Itali për një jetë më të mirë, por u kthyen pa jetë.

Mëngjesin e sotëm, arkëmortet mbërriten në atdhe me traget, ndërsa qindra shqiptarë kontribuan me donacione.

Kortezhi mortor udhëtoi drejt vendlindjes, në fshatin Gryksh i Madh i Peqinit. Familjarët, përfshirë nënën e moshuar dhe vëllain e Arti Kolës priten ngushëllimet.

Rreth orës 10:00 të paradites së kësaj të enjteje, arkivolët me trupat e pajetë të katër anëtarëve të familjes Kola mbërritën në fshatin Grysh i Madh të Peqinit. Katër anëtarët humbën jetën më 4 shkurt në Itali, nga helmimi me monoksid karboni i shkaktuar nga kaldaja e instaluar së fundmi në banesën e tyre.

Te afërm dhe banorë të fshatit, të pikëlluar dhe me lot në sy do t’i mbajnë mend si njerëz të urtë e punëtorë që sakrifikuan për të pasur një jetë më të mirë.

“Fshati Grysh është në zi prej 7 ditësh. U shua një familje. Ishin njerëz të mirë, punëtorë. Kryefamiljari ka emigruar që kur ka qenë 14-vjeç,” thotë një banor.

“Ishin familje e mrekullueshme. Hera e fundit që i kam takuar ka qenë para një viti. E kemi përjetuar shumë keq, është hataja më e madhe. Zoti u dhëntë jetë të afërmëve të tyre,” shprehet një tjetër.

Dy ambulanca qëndruan para shtëpisë per t’u dhënë ndihmë mjekësore familjarëve që humbën ndjenjat nga pesha e madhe e dhimbjes.

Janë të panumërt njerëzit që u bashkuan me familjarët në ceremoninë e varrimit. Mes tyre nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare ku kanë qenë nxënës Hajdar Xhesika Kola.

Sot në Gryksh të Madh, një familje u shua tragjikisht dhe një derë u mbyll përgjithmonë, duke lënë pas dhimbje të thellë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:26
Peqin/ Katër anëtarët e familjes Kola do të përcillen sot në banesën e fundit, banorët e fshatit: Grykshi është në zi prej 7 ditësh (VIDEO)

 

Kanë mbërritur në fshatin Gryksh të Peqinit 4 arkëmortet e familjes Kola e cila gjeti vdekjen tragjikisht në Itali si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit në banesë një javë më parë.

Banorë të fshatit dhe të afërm shprehen të pikëlluar para kamerave.

Ata thonë se ishin një familje e mrekullueshme, dhe vdekjen e tyre e kanë përjetuar shumë keq.

“Fshati Gryksh është në zi prej 7 ditësh. U shua një familje. Ishin njerëz të mirë, punëtorë. Kryefamiljari ka emigruar që kur ka qenë 14-vjeç”, shprehet një banor.

“Ishin familje e mrekullueshme. Hera e fundit që i kam takuar ka qenë para një viti. E kemi përjetuar shumë keq, është hataja më e madhe. Zoti u dhëntë jetë të afërmëve të tyre”, thotë një tjetër.

Ora 10:25
Trupat e familjes Kola mbërrijnë në banesën në Gryksh të Peqinit

4 trupat e pajetë të familjes Kola sapo kanë mbërritur në banesën e tyre në atdhe, në fshatin Gryksh i Madh të Peqinit.

Ceremonia mortore e familjes që humbi jetën tragjikisht në Itali nga helmimi me monoksid karboni, do të mbahet në orën 13:00 në mesditë.

K.B/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 12/02/2026 15:44

    Te prehen ne paqe, ngushellime!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 10 Shkurt, 10:30

    Haga kërkon dënimin me 180 vite burg për ish-krerët UÇK, si e vlerësoni?