Ndërtesë 16-katëshe mbi
shtëpinë e Nënë Terezës

Ndërtesë 16-katëshe mbi<br />shtëpinë e Nënë Terezës
SHKUP- Gombar Alojz, nipi i nobelistes shqiptare Nënë Tereza, po kërkon pronën e tij të trashëguar në qendër të Shkupit. Sipas agjencisë INA, ai vite me radhë ka kërkuar të drejtën e pronës së tij të trashëguar nga familja Bojaxhiu, ndërsa për këtë disponon me të gjitha tapitë, dëshmitë dhe dokumentacionet përkatëse. “Kjo pronë i është shitur kompanisë “Amadeus Development”, e cila do të ndërtojë një ndërtesë 16-katëshe me të ashtuquajturat shkallë spanjolle, dy karroca me kuaj në hyrje si dhe 25 skulptura në pjesën e jashtme. Me këtë ndërtim do të mbyllet pjesa e vetme e hapur në sheshin e Shkupit, ku janë të gjitha ndërtimet "Shkupi 2014. Në këtë lokacion më parë ishte paralajmëruar ndërtimi i kishës “Shën Konstantini dhe Elena”.

Kjo pronë e familjes së Nikollë Bojaxhiu, babait të Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës u shit nga qeveria për 1,6 milion euro, ndërsa sot aty qëndron vetëm një pllakë mermeri, ku shkruan se aty ka qenë shtëpia e vërtetë e familjes Bojaxhiu dhe humanistes shqiptare. Gombar Alojz, një argjendar i njohur në Shkup, dje ka zhvilluar një takim me kryetarin e komunës Qendër, Andrej Zhernovski, i cili i ka dhënë shpresë për mundësinë e kthimit të pronës apo shqyrtimit të saj. Ai ka thënë se tapia për pronësinë e tokës dhe shtëpisë i është dhënë nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë në vitin 1947 dhe se aty shkruhet se nëna e Gonxhe Bojaxhiu dhe familja e saj i japin në pronësi shtëpinë, hanin dhe oborrin të kushëririt të tyre Anton Josifovski, gjyshi i Gombar Alojzit”, shkruan INA, ndërkohë që trashëgimtari i Nënë Terezës dje ka theksuar se qysh në vitin 2005 kishte dorëzuar kërkesë në Kadastrën e Shkupit për të nxjerrë fletë-pronësi për pasurinë e tij, mirëpo deri tani pas tetë viteve nuk ka marrë asnjë përgjigje, ndërsa zyrtarët e këtij institucioni nuk kanë dashur të takohen dhe të komunikojnë rreth kësaj çështje.

Alojz ka thënë se vite me radhë ka shëtitur nëpër institucione, por nuk ka qenë i mirëpritur dhe nuk i ka ndihmuar kush. “Unë dua pronën time dhe të gjyshërve të mi, këtë e kërkojnë edhe fëmijët e mi”, ka thënë Gombar Alojz. Kryetari i komunës Qendër Andrej Zhernovski dhe ekspertë komunal kanë krahasuar tapitë e ofruara me Planin Detal Urbanistik të Shkupit duke konstatuar se pronësia nuk është dokumentuar. Zhernovski ka premtuar se në mbledhjen e ardhshme të këshillit komunal do të diskutohet mbi këtë çështje dhe zgjidhjen e saj. Shtëpia e Nënë Terezës nuk u ndërtua në vendin e saj ku sot qëndron pllaka dhe që tashmë është shitur nga shteti dhe do të ndërtohet një projekt si pjesë e ndërtimeve të “Shkupit 2014”.

Shkrimi u publikua sot (20.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie