Ndërtimet e banesave/ Lejet e ndërtimit, si aplikohet për objekte deri në 250 metra katrorë

Ndërtimet e banesave/ Lejet e ndërtimit, si aplikohet për objekte deri në 250 metra katrorë

Foto ilustruese

Cilido që ka parashikuar të bëjë një ndërtim të ri, ose një shtesë tek ndërtimi ekzistues, të cilin e ka në pronësi dhe që nuk e kalon sipërfaqen prej 250 metrash katrorë në të gjitha katet bashkë, ka vetëm një rrugë për të marrë lejen përkatëse të ndërtimit: të pajiset me leje elektronike në sportelin e portalit qeveritar e-albania. Po kështu, leja është e domosdoshme edhe për ristrukturim të një objekti ekzistues. Shmangia nga leja në këto raste do të sillte gjobë dhe prishje nga ana e inspektoriateve përkatese ndërtimore të ndërtimeve të konsideruara të paligjshme.

Agjencia e Zhvillimit të Territorit ka publikuar hapat që duhet të ndiqet nga qytetarët dhe dokumentacionin që duhet plotësuar në këtë rast.

Afatet

Fillimisht aplikanti duhet të mbajë parasysh se aplikimi do t’i dërgohet bashkisë dhe kjo e fundit do të kryejë vetë (përmes sistemit në internet) të gjithë bashkërendimin me institucionet e tjera publike, me afate të qarta dhe pa vonesa. Nëse institucionet nuk përgjigjen brenda 10 ditësh, kërkesa konsiderohet e miratuar në heshtje. Afati i shqyrtimit të lejes së ndërtimit nga bashkia është 15 ditë, ndërsa institucionet e tjera që japin mendimin e tyre në lidhje me lejen, duhet të përgjigjen brenda 10 ditëve pune. Në rast se institucionet publike nuk i japin përgjigje bashkisë brenda 10 ditëve pune, miratimi/pëlqimi i tyre konsiderohet i dhënë në heshtje dhe bashkia mund të vijojë më tej me shqyrtimin e aplikimit.

Në çdo rast të mungesës së përgjigjes nga bashkia, brenda 60 ditësh nga dorëzimi i kërkesës së aplikuesit, sistemi gjeneron vendim për miratimin në heshtje.

Kompetencat

Në bazë të Ligjit nr. 107/2014 "Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit" i ndryshuar dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, kryetari i bashkisë është përgjegjës për vendimmarrjen lidhur me aplikimet për leje të ndërtimit në territorin administrativ të bashkisë. Me shërbimin me një ndalesë (one stop shop) dhe procedura të thjeshtuara, transparente dhe të shpejta, reduktohen barrierat administrative dhe përmirësohen praktikat e aplikimit për lejet përkatëse.

Dokumentacioni

Dokumentet që duhet të paraqesë aplikuesi për t’u pajisur me leje ndërtimi pranë njësive të qeverisjes vendore (sipas nenit 15 pika 1/3 e VKM-së nr. 408 dt. 13.05.2015 "Rregullorja e zhvillimit të territorit) janë: Kërkesa për leje ndërtimi, sipas formularit të aplikimit, të përcaktuar në sistemin elektronik të lejeve; dokumente që vërtetojnë të drejtat pasurore të pronës/ave që marrin pjesë në një  zhvillim, përfshirë marrëveshjet midis pronarëve dhe zhvilluesit ose/dhe palëve të treta; plani i vendosjes së ndërtimit mbi fragmentin e hartës në gjendjen ekzistuese; projekti i ndërtimit dhe relacioni përkatës; grafiku paraprak i punimeve dhe afati i dorëzimit të objekteve, sipas fazave të zbatimit; preventivi; deklarata e projektuesit të licensuar, sipas formatit të aplikimit, të përcaktuar në sistemin elektronik të lejeve të ndërtimit, nëpërmjet së cilës konfirmohet përputhshmëria e projektit me lejen e zhvillimit, dokumentet e planifikimit e kontrollit të zhvillimit, në fuqi, dhe me legjislacionin që rregullon veprimtarinë e ndërtimit në Republikën e Shqipërisë, përfshirë dispozitat antisizmike, të sigurisë, mbrojtjes nga zjarri dhe higjieno-sanitare; lejet, licensat, autorizimet apo aktet e miratimit, të nevojshme për ushtrimin e aktivitetit, në zbatim të legjislacionit të posaçëm për lejet, licensat dhe autorizimet, në rastet kur është e nevojshme që ato të paraqiten përpara marrjes së lejes së ndërtimit; mandatpagesa/t e tarifës/tarifave të aplikimit; kopje e policës së sigurimit të projektuesve, për mbulimin e përgjegjësive profesionale.

Nuk janë të detyrueshme projektet e instalimeve, si dhe mbikëqyrja dhe kolaudimi i punimeve, me kushtin që zbatuesi të dorëzojë një deklaratë noteriale, me të cilën të konfirmojë, nën përgjegjësinë e tij të plotë civile dhe penale, se objekti është ndërtuar në përputhje me lejen e ndërtimit dhe projektin përkatës.

Hapat e procedures

Kërkesat për leje ndërtimi paraqiten për shqyrtim nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve, i cili mundëson edhe ngarkimin, lehtësisht, të dokumentacionit shoqërues të kërkesës për leje. Autoriteti përgjegjës vendos brenda 10 ditëve nga data e dorëzimit të aplikimit për leje ndërtimi me procedurë të përshpejtuar.

Koha për marrjen e shërbimit

Brenda 45 ditëve nga data e dorëzimit të aplikimit për leje ndërtimi lëshohet leja e ndërtimit.

 

Periudha e vlefshmërisë

Kjo periudhë është sipas afateve të përcaktuar në formularin e lejes së ndërtimit.

Dokumentet që duhet të paraqesë aplikuesi për t’u pajisur me leje ndërtimi pranë njësive të qeverisjes vendore

Kërkesa për leje ndërtimi, sipas formularit të aplikimit, të përcaktuar në sistemin elektronik të lejeve

dokumente që vërtetojnë të drejtat pasurore të pronës/ave që marrin pjesë në një  zhvillim, përfshirë marrëveshjet midis pronarëve dhe zhvilluesit ose/dhe palëve të treta

plani i vendosjes së ndërtimit mbi fragmentin e hartës në gjendjen ekzistuese

projekti i ndërtimit dhe relacioni përkatës

grafiku paraprak i punimeve dhe afati i dorëzimit të objekteve, sipas fazave të zbatimit

preventivi

deklarata e projektuesit të licensuar, përfshirë përputhjen me dispozitat antisizmike, të sigurisë, mbrojtjes nga zjarri dhe higjieno-sanitare;

lejet, licensat, autorizimet apo aktet e miratimit, të nevojshme për ushtrimin e aktivitetit, në zbatim të legjislacionit të posaçëm për lejet, licensat dhe autorizimet, në rastet kur është e nevojshme që ato të paraqiten përpara marrjes së lejes së ndërtimit

mandatpagesa/t e tarifës/tarifave të aplikimit

kopje e policës së sigurimit të projektuesve, për mbulimin e përgjegjësive profesionale

Nuk janë të detyrueshme projektet e instalimeve, si dhe mbikëqyrja dhe kolaudimi i punimeve, me kushtin që zbatuesi të konfirmojë, nën përgjegjësinë e tij të plotë civile dhe penale, se objekti është ndërtuar në përputhje me lejen e ndërtimit dhe projektin përkatës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë