/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Policia e Shtetit ka evidentuar 37 raste të ndërtimeve pa leje, apo prerjeve të pyjeve në rrugë të kundra ligjëshme gjatë javës së shkuar.
Sipas burimeve policore mësohet se uniformat blu kanë vijuar punën për "Parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme", konkretisht në parandalimin e ndërtimeve të paligjshme , prerjen e paligjshme të pyejeve, si dhe organizimin e lotarive të palejuara.
Në fushën e ndërtimeve të paligjshme , gjatë periudhës 27.09.2015 deri më datën 04.10.2015 nga ana e Strukturave të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin janë evidentuar 37 raste të ndërtimeve pa leje. Për këto raste janë evidentuar dhe proceduar 37 autorë nga të cilët, 4 autorë janë arrestuar në flagrancë, 28 autorë ndiqen në gjendje të lirë, si dhe 5 autorë jane shpallur në kërkim.
Në kuadër të masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve , gjatë kësaj periudhe në të gjithë vendin janë evidentuar 7 raste me 7 autorë, nga të cilët 2 jane arrestuar ne flagrance dhe 5 ndiqen në gjendje të lirë. Ndërsa në fushën e organizimit të lotarie të palejuara , Policia e Shtetit ka evidentuar 14 raste me 14 autorë, të cilët ndiqen në gjendje të lirë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 5 makineri të lojrave, 2 rulota, 10 kompjutera dhe 5 televizorë. Edhe në javët në vazhdim, Strukturat e Policisë së Shtetit do vijojnë punën për parandalimin dhe goditjen e veprimatrisë së pa ligjshme .
/Shqiptarja.com