Ndërtimet pa kriter, Shëngjini vuan për ujë e drita! Rana e Hedhun dhe Kune nuk mbulohen nga ujësjellësi

Me dhjetëra leje ndërtimi për pallate e hotele janë dhënë në zonën bregdetare të Shëngjinit gjatë dekadës së fundit. Sot, zona bregdetare është katërfishuar, por nuk është investuar në rrjetin energjetik dhe atë të ujësjellësit. Çka bën të ketë ndërprerje të vazhdueshme të dritave dhe ujit të pijshëm.

Më shqetësuese është situata tek Rana e Hedhun dhe Kune, dy zona të reja zhvillimore që nuk mbulohen nga ujësjellësi publik.

“Zona turistike e Shëngjinit është trefishuar dhe katërfishuar, fuqia akomoduese është rritur kështu që kërkesa për shërbime publike është rritur dhe vazhdon të rritet çdo vit. Po ndërtohet në dy ekstremet e dy zonave turistike që nuk përfshihen në rrjetin publik të ujësjellësit. Linja ka defekte shumë të mëdha dhe paraqesin probleme thuajse çdo vit”, tha Zef Maçi.

Kreu i OSHEE-së në Lezhë pranon problematikën, por sipas tij nuk janë miratuar investimet e reja nga drejtoria qendrore e OSHEE-së.

“Ngarkesa është në limite maksimale, 15 për qind te energjisë e kemi kaluar në hidrovor, edhe këtë sezon do t’ia dalim! Investime nuk ka pasur, kemi bërë kërkesë për dy linja të reja por ende nuk janë miratuar”, tha Edmir Perndreca, drejtor i OSHEE.

Me një vijë bregdetare prej 26 kilometrash, Shëngjini bashkë me Talen, Kunen dhe Ranën e Hedhun kanë një kapacitet akomodues prej 30 mijë shtretërish.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Barzay: 09/07/2023 09:17

    Un kam lindur e jam rrit ne lezhe, jam 60 vjec . E kujtoj qysh femije qe Shengjini ka pas problema me ujin. Vinte me pikatore . Ne ate kohe nuk ka pas as 2000 banore , me ato tubacione qe Jan ? Sot ne vere me gjithe ato ndertesa , dhe milet qe shkojne ? Kesaj i thojne gjithkush per vete , e zoti per te gjithe!sepse s'ka shtet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh