Ndërtimet pa leje, Gjika: Javën tjetër
ndërhyjmë, policia të na mbështesë

Ndërtimet pa leje, Gjika: Javën tjetër<br />ndërhyjmë, policia të na mbështesë
VLORË - Kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika ka deklaruar se, asnjë punonjës i Bashkisë që ai drejton nuk është denoncuar në prokurori për ndërtimet pa leje. Duke folur për A1 Report, Gjika ka deklaruar se, nëse gjendjen shkelje, atëherë institucionet përgjegjëse kanë të drejtë të çojnë edhe atë në prokurori. Sipas kryebashkiakut të Vlorës, institucioni që ai drejton ka çuar në ndjekje penale deri më tani 185 persona, që akuzohen për ndërtimet pa leje.

“Është e vërtetë që bashkia e Vlorës ka nisur një aksion për prishjet, që nuk po e konsideroj më aksion, por mision të bashkisë për menaxhimin korrekt të territorit. Kemi qenë në fazën e evidentimit dhe bërjes së procedurave tekniko ligjore për ndërtimet pa leje në vijë bregdetare, që është prioritet i qeverisë “Rama”, janë evidentuar 65 objekte.

Para 2 javësh ndërhymë ne si bashkie me policinë bashkiake, kemi mundur të prishim vetëm 4 objekte dhe në momentin e vazhdimit të aksionit jemi ndërprerë nga një masë pezullimi nga gjykata”, deklaroi Gjika për A1 Report.

Kryebashkiaku i Vlorës ka kërkuar koordinim mes institucioneve. “Dua të theksoj që ky mision duhet të jetë i koordinuar mes hallkave të Policisë së Shtetit në Vlorë, Inspektoriat Ndërtimor në Bashkinë e Vlorës, ai Kombëtarë dhe organeve të Prokurorisë dhe Gjykatës së Vlorës, që të mos u jepet asnjë shans atyre që shkelin ligjin për menaxhimin territorit. Me këtë mision kemi qenë nga të rrallat bashki që kemi nisur aksionin më herët se të ishte prioritet i qeverisë “Rama”. Do ja dalim të rregullojmë ato pak gabime në vlore, pasi në këtë periudhë Vlora është etiketuar dhe bashkia si katrahurë e madhe”, thotë Gjika.

Sipas tij, “ndërtimet e dhëna me leje nga Bashkia e Vlorës, janë bërë konform planit rregullues të vitit 1996 dhe studimit të zonës miratuar në 2004. Për ndërtimet pa leje, theksoj se nga ana e inspektorëve të bashkisë dhe policisë bashkiake janë mbajtur procedurat  jo vetëm për ndërtimet e fundit, por që përfshijnë një kohë të gjatë. Kemi depozutuar në Prokurorinë e Vlorës, 185 kallëzime penale për shkelës të ligjit, për ndërtimet pa leje”.

“Këto kallëzime me angazhim të prokurorisë dhe Policisë së Shtetit duhet të jenë të koordinuara me Bashkinë e Vlorës”, deklaron kryebashkiaku Gjika. Sipas tij, drejtoria e Policisë së Shtetit në raste kur konstaton ndërtim të paligjshëm duhet të kontaktojë me bashkinë, për të vërtetuar nëse janë mbajtur procedurat ligjore ose jo. “Në se policia konstaton se nga ana e bashkisë nuk janë mbajtur këto procedura, është e lirë të kallëzojë penalisht nga instancat deri edhe te kreu i bashkisë. Ndërtimet pa leje në Vlorë janë të mbuluara 100 për qind nga ana jonë”, thekson kryebashkiaku i Vlorës.

Gjika ka vlerësuar edhe angazhimin e Policisë së Shtetit, ministrit Tahiri, duke e konsideruar ndërtimin pa leje, një vepër penale që të marrë përgjigjen nga ligji, siç i takon.
“Prokuroria duhet të jetë shumë herë më e përgjegjshme në raste se kallëzimi penal shkon nga dy drejtime e hallkave që përgjigjen për këtë shkelje, që është Policia e Shtetit dhe Bashkia Vlorë. Në se janë të kordinuara do ketë sukses.

Duke nisur nga java e ardhshëm pas fazës evidentimit të ndërtimeve pa leje, do nisë ndërhyrja në terren dhe kërkojmë mbështetjen e Policisë së Shtetit. Nuk kam 9 inspektorë por kam vetëm 5. Kam kërkuar nga prokuroria, informacion dhe nuk më rezulton të jetë bërë ndonjë kallëzim penal me emër e mbiemër për hallkat e bashkisë dhe Inspektoriatit. Për ndërtimet ilegale ose është ndërhyrë për prishjen, ose janë evidentuar”, përfundoi intervistën e tij, të dhënë për A1 Report, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika.

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Fabio Capello 'shigjeton' Spallettin: Shumë konfuzion, tjetër gjë të bësh trajnerin e Italisë! Më vjen turp

Fabio Capello 'shigjeton' Spallettin: Shumë konfuzion, tjetër gjë të bësh trajnerin e Italisë! Më vjen turp