Ndërtimet pa leje, Loka: Janë proceduar penalisht 232 persona

TIRANË - Drejtori i Rendit Publik, Gjovalin Loka, u shpreh sot me anë të një deklarate për shtyp se strukturat e Policisë së Shtetit po vijojnë me intensitet në të gjithë vendin zbatimin e masave të marra për kontrollin e plotë të territorit, me qëllim goditjen e parandalimin e krimit mjedisor, veprave penale që cënojnë regjimin e tokës dhe në mënyrë të veçantë të ndërtimeve abuzive.
Sipas tij, "gjatë ditëve të zhvillimit të këtij operacioni të rëndësishëm, për mbrojtjen e territorit të Shqipërisë nga të gjithë ata elementë që me veprime abuzive po e shkatërrojnë atë, nga punonjësit e policisë janë evidentuar 231 ndërtime pa leje, për të cilat janë proceduar penalisht 232 persona".
Për 25 shtetas, theksoi Loka, "është marrë masa e arrestit në flagrancë, 130 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë dhe 7 shtetas janë shpallur në kërkim".
"Vetëm gjatë ditës së djeshme strukturat e Policisë së Shtetit kanë evidentuar 76 ndërtime të paligjshme në të gjithë territorin e vendit, duke proceduar 76 persona dhe arrestuar 4 prej tyre", tha Loka.
Ky operacion i ndërmarrë nga strukturat e Policisë së Shtetit, shtoi Loka, "do të vijojë me të njëjtin angazhim, duke ushtruar një kontroll të plotë në të gjithë territorin e vendit, me synim parandalimin e goditjen e krimeve kundër mjedisit".
"Policia e Shtetit është e vendosur të përmbushë misionin dhe detyrat e saj në mbrojtje të territorit dhe mjedisit të vendit, në mbrojtje të interesit të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë, duke vendosur para drejtësisë të gjithë ata persona, të cilët janë përfshirë në një veprimtari të tillë kriminale", përfundoi deklaratën e tij Drejtori i Rendit Publik, Gjovalin Loka. /ATSH/
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Shisnin drogë në lokale nate dhe në lagjet e Shijakut, arrestohet 20 vjeçari! Shpallet në kërkim 26-vjeçari (EMRAT)