TIRANË - Ndërtimet pa leje, një problem i madh urbanistik i kryeqytetit në 6 muajt e fundit, janë kthyer në një shqetësim edhe për zonën e Kombinatit. Në njësinë numër 6 aktualisht numërohen rreth 2 mijë ndërtime pa leje, një shifër e frikshme në dëm të urbanistikës.

Kryetari i kësaj njësie bashkiake, Krenar Cenkollari shprehet se ky problem në njësinë që ai drejton është i pranishëm prej 2 vitesh dhe se administrimi i këtij problemi është mjaft i vështirë. Nisma e bashkisë në muajin korrik për decentralizimin dhe shtimin e kompetencave të njësive bashkiake në zonën e Kombinatit nuk ka funksionuar.

Me këtë nismë vetë kryetari Basha urdhëroi vendosjen në dispozicion të patrullave të Policisë Bashkiake për cdo njësi vendore për të frenuar vrullin e ndërtimeve pa leje.

Shkrimi u publikua sot (28.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)