SARANDË- Pasi kupola e Policisë së Sarandës u shkri nën dyshimet se u korruptua për të lejuar ndërtimin e një beach bari pa leje, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar sot me prishjen e Copacabanës. Report Tv sjell pamjet nga zona e cila është rrethuar me shirit dhe fadromat që kanë nisur punën për të shembur strukturat e drunjta për beach barin dhe vendosjen e shezlongëve e çadrave. Avokati i pronarëve të subjektit pretendon se stacioni i plazhit në Kanalin e Çukës është ndërtuar me leje nga KKRRT-ja.

“Vendim i paligjshëm. IKMT ka pretenduar se ndërtimi është pa leje. Sjell në vëmendje që bari ka qenë ekzistues, me dokumente pronësi në emër të Arjola Dhrami Bajo. Stacioni është me leje, me vendim të KKTU-së dhe në mënyrë abuzive po kërkohet të prishet një biznes i ndershëm”, thotë avokati Rigels Dervishi.

E njëjta pronë, në zonën më të lakmuar të bregdetit Jon, ka qenë më herët objekt konfliktesh, dhe dyshohet se lidhet edhe me vrasjen me tritol në makinë ndaj Isuf Jaçajt, në tetor të vitit 2025 në Sarandë. 

Hetuesit dyshojnë se pas këtij atentati qëndron një grup kriminal me bazë në Kamëz, i cili ka dyshime se fshihet edhe pas ndërtimit të plazhit privat dhe në të tjera ngjarje kriminale në Sarandë.

I njëjti grup, në vitin 2025, vetëm 3 muaj para atentatit të Isuf Jaçajt, dyshohet se organizoi edhe planin për t’i vrarë të birin, po me tritol në makinë, në korrik të 2025-ës, por i riu, Klaus Jaçaj shpëtoi.

Lajmi në përditësim....

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 14 Maj, 10:01

    PS e PD miratojnë rezolutë, besoni se do anëtarësohemi në BE deri në 2030?