Ndërtimet pa leje, për 24 orë
ndjekje penale për 26 persona

Ndërtimet pa leje, për 24 orë<br />ndjekje penale për 26 persona
TIRANË - Ndërtimet pa leje kanë çuar në ndjekje penale 26 persona, ndërsa policia ka bllokuar dhe objektet që po ndërtoheshin pa leje në rrethet Fier, Lushnjë, Korçë, Pogradec, Devoll, Tiranë, Peqin, Dibër, Lezhë dhe Shkodër.

Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se, gjithashtu po merren masa dhe ndaj të gjithë atyre punonjësve të Inspekiariti Ndërtimor Urbanistik Kombëtar dhe vendor, të cilët nuk kanë përmbushur detyrën që u ngarkon ligji për monitorimin e parandalimin e ndërtimeve të paligjshme.
 
FIER
Nga Policia e Fierit, ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për 6 persona, ndërkohë janë proceduar dhe 2 inspektorë të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Levan. Procedimi penal ka filluar në gjendje të lirë për Trifon Metushin dhe Shefqet Hazizin me detyrë Inspektor në INUV-Levan, të cilët nuk kanë monitoruar e marrë masa në përmbushje të detyrës së tyre për ndalimin e ndërtimeve pa leje.
Po ashtu ka filluar procedimi në gjendje të lirë për 57-vjeçarin Skënder B., pasi në Levan, ka ndërtuar një objekt pa leje.
 
LUSHNJE
Nga policia në Lushnjë janë proceduar e ndiqen në gjendje të lirë shtetasit:
Sybi H., 48 vjeç, banues në fshatin Gramsh, pasi në ambient publik, ka ndërtuar një objekt pa leje (magazinë).
Idajet H., 37 vjeç, pasi në lagjen “Loni Dhamo”, ka ndërtuar një banesë pa leje.
Perik P., 59 vjeç, pasi në Divjakë ka ndërtuar një objekt pa leje.
Novruz B., 52 vjeç, pasi në fshatin Kolonjë ka ndërtuar një lokal pa leje.
Petro N., 54 vjeç, pasi në fshatin Goriçaj ka ndërtuar një objekt pa leje.
 
KORÇË
Nga Policia e Korçës janë proceduar 7 persona në rrethet Korçë, Pogradec dhe Devoll për ndërtime të pa ligjshme, në Korçë e Kolonjë, duke bllokuar dhe ndërtimet abuzive.
Besnik A., 47 vjeç, pasi në Korçë ka ndërtuar pa leje një shtesë kati.
Osman B., 59 vjeç, në fshatin Guras, Pogradec ka ndërtuar një objekt leje.
Pandeli S., 51 vjeç, në Tushemisht po ndërtonte një objekt (lokal), pa leje.
Flamur S., 56 vjeç, në fshatin Piskupat po ndërtonte një objekt pa leje.
Bledi S., 39 vjeç, në fshatin Piskupat po ndërtonte një objekt pa leje.
Genci Xh., 46 vjeç, në fshatin Memëlisht, Pogradec, po ndërtonte shtesë kati, pa leje.
Niko Zh., 44 vjeç, në fshatin Tren, Devoll, po ndërtonte një objekt pa leje.
 
TIRANË
Nga Policia e Tiranës janë proceduar 4 persona për ndërtime abuzive, përkatësisht:
Filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Ylli Sh., 53 vjeç, pasi në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, ka ndërtuar një shtesë objekti pa leje.
Filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Shkëlqim K., 50 vjeç, pasi në Kamëz, ka ndërtuar një objekt pa leje.
Filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sami S., 69 vjeç, pasi në Kamëz, ka ndërtuar një objekt pa leje.
Ndërkohë është proceduar një tjetër person me inicialet P.V., pasi në Kamëz po ndërtonte një objekt pa leje.
 
SHKODËR
Nga Policia e Shkodrës ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Fatbardh Muja, 37 vjeç, me detyrë Inspektor në Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Komuna Velipojë, pasi duke shpërdoruar detyrën, nuk ka pezulluar ndërtimin pa leje të banesës së një personi në Rrjoll.
Ndërkohë filloi procedimi në gjendje të lirë gjithashtu për 62-vjeçaren Drane H., banuese në Velipojë, pasi është konstatuar se në fshatin Rrjoll po ndërton një objekt pa leje.
 
DURRËS
Nga efektivët e Policisë Durrës filloi procedimi në gjendje të lirë për ndërtim të paligjshëm ndaj:
Armand L., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr.14, ka ndërtuar një objekt pa leje.
Besnik H., 38 vjeç, banues në fshatin Rrashbull, pasi në Xhafzotaj ka ndërtuar një objekt pa leje.
 
LEZHË
Nga Policia e Lezhës filloi procedimi penal në gjendje të lirë për 4 persona.
Në Lezhë janë proceduar në gjendje të lirë për ndërtim të paligjshëm shtetasit Gjovalin P. e Tonin P., pasi në lagjen “Besëlidhja”, kanë ndërtuar një objekt 7 katësh pa leje.
Ndërkohë në Mirditë filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit Albert D. dhe Zef D., banues në Milot, pasi në fshatin Perlat kanë ndërtuar një objekt pa leje.
 
DIBËR
Nga Policia e Dibrës filloi procedimi penal në gjendje të lirë për 46-vjeçarin Dëfrim K., banues në Peshkopi, pasi në qytet, ka ndërtuar një objekt pa leje.
 
ELBASAN
Nga Policia e Elbasanit është proceduar e ndiqet në gjendje të lirë Ruzhdi H., 31 vjeç, banues në fshatin Përparim, pasi është konstatuar se ka ndërtuar një objekt pa leje.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania