TIRANË- Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar vijon punën për prishjen e ndërtimeve pa leje në Tiranë, konkretisht në zonën e Unazës së Re dhe në disa prej segmenteve kryesor të kryeqytetit dhe ky aksion, sipas Kryeministrit, Edi Rama ka gjetur gjithnjë e më shumë mbështetjen e qytetarëve.
Këtë qëndrim, Kryeministri Edi Rama e ka bërë të ditur përmes faqes së tij Twitter, ku shkruan se heqja e çibanëve nga portreti i kryeqytetit ka gjetur entuziazmin e qytetarëve të Tiranës.
Kreu i ekzekutivit ka komentuar se ky aksion i INUK ka mbështetje gjithnjë e më të madhe nga qytetarët. "Me mbështetje gjithnjë e më të madhe qytetare vijon përditë operacioni i shkuljes së çibanëve nga trupi i Tiranës", shkruan Rama në Twitter.
Gjatë ditës së hënë INUK ka vijuar punën në rrugën "Artan Lenja", "Unaza e Re", si dhe tek zona pranë Gardës së Republikës, në afërsi të "Sheshit Nënë Tereza". Gjatë ditës së sotme, aksioni vijon në zonën e "Unazës së Re", ndërsa pritet të shtrihet edhe në zona të tjera të kryeqytetit, si zona e 9-katësheve...etj./ATSH/
/Shqiptarja.com