TIRANË- Një letër drejtuar për ndërtimet pa leje që më 13 shtator ende pa përgjigje ka nxitur deputetin demokrat të dalë në një prononcim për mediat, duke kërkuar përgjigje nga institucionet përkatëse. Dy javë pa një përgjigje Salianji u shpreh se godinat shumëkatëshe ndërtohen dhe shtohen çdo ditë me bekimin e qeverisë. Deputeti shton më tej se qytetarët janë të pambrojtur nga ligji pasi sipas tij legjislacini nuk funksionon në mënyrë të barabartë për të gjithë.
‘I jam drejtuar qeverisë për informacion se sa është numri i subjekteve të paligjshme që kanë shkelur lejen e ndërtimit. Numri i rasteve të ndërtimeve të paligjshme, a janë marrë administrative apo a janë kallëzuar penalisht zyrtarë?
Sot pas më shumë se 2 javësh qeveria ende nuk e ka një përgjigje sepse është tërësisht e kapur dhe e pafuqishme dhe ligji nuk është i barabartë për të gjithë. Ai ftoi institucionet të japin përgjigje se sa është numri i ndërtimeve pa leje dhe nëse janë kallëzuar penalisht përgjegjësit.
Qindra qytetarë janë arrestuar për ndërtime në shtëpitë e tyre. Qeveria ndjek penalisht çdo qytetar të pamundur në këtë vend, nga ana tjetër këtu shikojeni pak përballë institucioneve më të rëndësishme, ku kalojnë ministra, drejtuesit e policisë së Shtetit, kjo është leja e miratuar nga Rama KKT 26 kate. Ky ndërtim shikoni sa ka shkuar. A ka mundësi që ky ndërtim në mes të Tiranës, një grataçelë të bëhet pa bekimin e qeverisë. Sot po e pyes zyrtarisht a e ka çuar dhe referuar në prokurori IKMT dhe policia e Shtetit? Do të jem bashkë me ju në ndërtesa të tjera në Tiranë, në përbindësha betoni që kanë marrë dhe shtetin në kontroll duke ndërtuar në mënyrë të paligjshme. Sot ndërtime si ky duhet të kishin miliona euro gjobë. Nga ana tjetër ndërtuesi apo pronari i këtij duhet të ishte para përgjegjësisë penale. Qeveria e ka mbyllur gojën sepse nuk ka asnjë përgjigje. Do vazhdojmë të denoncojmë në vende të tjera se ku qeveria favorizon duke vendosur dyfytyrësinë dhe jo barazinë para ligjit”.- tha Salianji.
Salianji ndër të tjera theksoi se në krahasim me qytetarët e thjeshtë disa persona të tjerë ndërtojnë në mes të Tiranës prona të cilat marrin bekimin e qeverisë.
Qytetarët e pamundur e të pambrojtur përfundojnë në burg nëse bëjnë një avlli. A ka mundësi që kjo gradaçelë të bëhet pa bekimin e qeverisë. Sot po iu pyes edhe pse s’ më kanë kthyer përgjigje a e kanë çuar në prokurori këtë ndërtim? Këta ndërtojnë në mënyrë të paligjshme ku të duan dhe sa të duan. Qeveria e ka mbyllur gojën si në shumë raste të tjera se s’ka ça thotë.- u shpreh ai.
Ky reagim vjen pas nisës së qeverisë për sekuestrimin e ndërtimeve pa leje, një operacion i nisur nga qeveria. Deri tani në kuadër të zbatimit të vendimit të qeverisë, janë sekuestruar dy prona pa leje. Zbatimi i operacionit nisi me ndërtesën 9-katëshe të biznesmenit, Julian Morina. Pallati 9-katësh, me 2 kate nën tokë dhe 7 të tjerë mbi tokë, ishte ndërtuar pa leje dhe për këtë arsye u sekuestrua nga qeveria.
Ndërsa shtesa tjetër pa leje ishte në një pallat në ndërtim në zonën e Farkës në Tiranë, me një sipërfaqe 1200 me 2. Shtesat e kateve pa leje janë ndërtuar në pallatin në pronësi të biznesmenit Pëllumb Salillari.
Vendimi i qeverisë nisi zbatimin nga Tirana dhe do të shtrihet në çdo qytet vetëm për ato ndërtesa që janë ndërtuar me qëllim fitimi, duke përjashtuar ndërtesat të cilat janë të paligjshme por qytetarët i kanë ngritur për veten e tyre për të strehuar familjet. Godina edhe mund të shembet vetëm në rastet kur IKMT vlerëson që nuk përmbush kriteret urbane apo të sigurisë së strukturës
Per ju fajet vetem rama i ka kur ecen shqiperia perpara
PërgjigjuPo ca flet mor peder se vec ne kohen tuaj beheshin ndertime pa leje se ju merrnit lek dhe nuk i nxirrnit askujt leje se skishit mundesi
Përgjigjuky salianji nga su lepi e tani ben si demokrat i thekur
PërgjigjuPo pra po keni hallin tuaj ju ne fakt se mos ju cekin pronat tuaja te paligjshme po he se do ju vij koha e atyre te juaajja
PërgjigjuOre ju skeni ca beni e vec me hedh faje qeverise e
PërgjigjuO Salinjan babalja shijoj dhe kto vite në politik e pastaj kap Grida sumën e futju punës. Nuk shtyehet jeta me mashtrime e me servilzma o Salinjani i nona Shegës i ngjirizur në haurin e lopës. Ku lopa pëlliste e Shega rënkonte e Salinjanin bote.
Përgjigjucdo ndertim pa leje do e prishi ai se nuk lejohen , po ju perhere keni qene kundra ligjit e jeni mesuar
PërgjigjuPo pse ai qe kishte prestige ca ishte ? Po shkoni mer lyfa se nji muhabet keni juve na keni ca drrasat
PërgjigjuPo i ka mesuar babgjyshi jot qe te mbyllin cdo gje me kafe, faji eshte i inspektoreve qe korruptohen po shume shpejt edhe ato do shkojne ne burg e pastaj e vetmit qe do ngelin jashte e do keni radhen jeni ju.
Përgjigjujo kaq i qete zemer egersohu pak kur te dalesh te hedhesh akuza
Përgjigju