TIRANË - Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka mbledhur në një takim drejtuesit vendorë nga e gjithë Shqipëria.

Siç bëhet e ditur, në tryezë janë prefektët dhe Kryetarët e Bashkive të vendit. Gjithashtu në takim janë edhe drejtorët e policive në 12 qarqet e vendit.

Siç mësohet prej burime, në takim është duke u diskutuar në lidhje me ndërtimet pa leje që janë bërë në të gjithë Shqipërinë.

Gjithashtu është duke u diskutuar edhe për situatën e rendit në vend dhe çfarë mund të bëhet për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Takimi i Tahirit me drejtuesit vendorë po zhvillohet në hotel Tirana
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)