Ndërkohë që shoqëria civile dhe qytetarë të shumtë kanë zhvilluar një sërë protestash për ndërprerjen e punimeve në digën e liqenit, puna aty vijon normalisht. Nga disa foto të publikuara në faqen e shoqërisë civile, vihet re se puna aty ka vijuar normalisht edhe ditën e sotme.
Ndërkohë, të shtunën shumë qytetarë të Tiranës dhe përfaqësues të shoqërisë civile protestuan përpara kryesisë së kuvendit për ndërprerjen e ndërtimeve në digën e liqenit.
Nëse liqeni do të vazhdojë të shkatërrohet kështu ne nuk do të kemi më hapësira të gjelbërta e as ambiente shlodhëse.
Duket se zërin e qytetarëve dhe shqetësimin e tyre nuk po e dëgjon askush, pasi ndërtimet në digën e liqenit vijojnë me të njëjtin intensitet.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com