Ndërtimet tek 'Liqeni', Lame:
Basha vijon betonizimin e Tiranës

Ndërtimet tek 'Liqeni', Lame:<br />Basha vijon betonizimin e Tiranës
TIRANE- Ndërtimi i pallateve pranë Liqenit Artificial në Tiranë është denoncuar ditën e sotme nga kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame. Në një deklaratë për mediat, Lame, si aktivist i shoqërisë civile, tha se bashkia e Tiranës jep leje ndërtimi të cilat betonizojnë qytetin dhe minimizojnë sipërfaqet e gjelbra.

Sipas Lames, kreu i bashkisë së Tiranës duhet të mbajë premtimet e dhëna për një Tiranë me gjelbërim, dhe të mos vijojë me këto projekte, ndërsa shton se janë dhënë edhe 60 leje të tjera në zona të rëndësishme të kryeqytetit.
 
“Me këto projekte po shkatërrohet zona sportive poshtë digës së liqenit. Bashkia e Tiranës po vijon të japë leje për betonizim e Tiranës, duke ulur sipërfaqet e gjelbra të kryeqytetit. Bashka po përdor gënjeshtra surreale. Tani që lejen e dhanë, po përdorin një gënjeshtër akoma më surreale, na thonë që duke ndërtuar këto 5 monstra betonarmeje, do të shtohet gjelbërimi në Tiranë. Me broçkulla të tilla, mashtrimi ka arritur nivele ku nuk ja vlen më të merresh më me to, por me këtë situatë tragjike ku po zhytet ky qytet. Vetëm gjatë muajve të fundit janë miratuar në Bashki rreth 60 leje ndërtimi pallatesh të larta, pikërisht në zonat më të ndjeshme të qytetit. Veç këtyre janë miratuar deri tani edhe rreth 70 studime, në secilin prej të cilëve do të jepen të tjera ndërtime të larta.Dhe ndërkaq gjatë gjithë gushtit vazhdojnë të miratohen lejet e reja, si kjo monstra që po flasim sot.” u shpreh Lame.

Deklaratë për shtyp e Artan Lames për 12 lejet e Bashkisë së Tiranës në Parku i Liqenit Artificial

Reagon Bashkia: Mashtrime, kemi shtuar mbi 95 mijë metra katrorë hapësira të blerta
 
Pas deklaratës së kreut të ALUIZNI-t ka reaguar edhe Bashkia e Tiranës. Duke i quajtur këto deklarata “shpifje e mashtrime”, në reagimin e bashkisë thuhet se “Në tre vitet e fundit, Bashkia Tiranë ka shtuar mbi 95 mijë metra katrorë hapësira të blerta dhe ka mbjellë 23 145 mijë pemë dhe bimë dekorative”.
 
“Edi Rama vazhdon fushatën e shpifjeve dhe mashtrimeve kundër Bashkisë së Tiranës.
 
Edi Rama zhduku lulishte të tëra nga zemra e kryeqytetit dhe betonizoi mbi 65 mijë metra katrorë gjelbërim, vetëm në 4 vitet e tij të fundit si kryebashkiak.
 
Në tre vitet e fundit, Bashkia Tiranë ka shtuar mbi 95 mijë metra katrorë hapësira të blerta dhe ka mbjellë 23 145 mijë pemë dhe bimë dekorative.
 
Plani urban i Tiranës i dha fund sekserëve “alla Lame” dhe arbitraritetit korruptiv “alla Rama”. Vajtimet e sotme të shkatërruesve të djeshëm të Tiranës nuk i beson askush”, thuhet në reagimin e Bashkisë së Tiranës.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin