TIRANE - Drejtoresha e shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli”, Zhaneta Beqiri ka kundërshtuar dhënien e lejes së ndërtimit nga ana e Bashkisë së Tiranës për ndërtesën 11-katëshe, që pritet të ndërtohet fare pranë shtëpisë së fëmijës.
Sipas Beqirit, ky përbindësh është mjaft i rrezikshëm për fëmijët e “Zyber Hallullit” por edhe për banorët e kësaj zone dhe kjo për faktin se ndërtesa është fare prane. Jo vetëm kaq por Beqiri nënvizon se gjatë ndërtimit e gjithë zona do të ketë zhurmë dhe pluhur.
Drejtoresha thekson se “Zyber Hallulli” është e Është e vetmja shtëpi kombëtare që strehon fëmijë jetimë dhe në nevojë, ndërsa nga ana e saj Bashkia e kryeqytetit po rrezikon edhe jetën e këtyre fëmijëve.
“E kuptojmë kryetarin e Bashkisë për premtimet e pambajtura, por kundërshtojmë me forcë indinjatën për këtë përbindësh që ndërton duke i bërë të pasigurtë fëmijët në këtë shtëpi të madhe. Kërkojmë të gjithë reagimin e shoqërisë për këtë ndërtim përbindësh, të frikshëm. Ky është një ndërtim që kryhet ngjitur me murin rrethues të Shtëpisë së Fëmijës. Siguri do të thotë siguri për fëmijët, nga ndërtimi ngjitur do të ketë shumë zhurmë, pluhura. Është e vetmja shtëpi kombëtare që strehon fëmijë jetimë dhe në nevojë”, u shpreh Drejtoresha e shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli”, Zhaneta Beqiri.
Ditën e djeshme këshilltari për kulturën i kryeministrit, Artan Shkreli denoncoi ndërtimin e kësaj godine 11-katëshe e cila sipas tij nuk respekton asnjë kuadër ligjor, dhe mbi të gjitha afërsinë që me shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Tiranë, ndërtimi pa leje, Shkreli: Basha shkatërron trashëgiminë!