Ndërtimi i aeroportit të ri në Gjirokastër, qytetarët: Sjell zhvillim, krijon turizëm elitar

Vendimi i qeverise për ndërtimin e aeroportit të katërt ndërkombëtar në vend pikërisht në qytetin e Gjirokastrës është mirëpritur nga banorët, biznesi dhe lobuesit.

Ndër ta Llambi Margariti që drejton Forumin për Aeroportin e Gjirokastrës thotë më në fund është kurorëzuar me sukses mundi i 20 viteve për të bindur autoritetet shtetërore për rëndësinë e lidhjes së Gjirokastrës me Botën.

‘E shikojmë këtë si një ogur të mirë pasi kemi vite që lobojmë për këtë aeroport pasi ka vlera të veçanta dhe krijon një turizëm elitar, në nuk duam thjesht të kemi sasi turizmi, por të kemi turizëm elitar.’- tha Llambi Margariti.

Edhe qytetarët gjirokastritë vlerësojnë këtë vendim të qeverisë.

‘Turizmi e zhvillon çdo gjë! Do të ketë më shumë të ardhura... më shumë ekonomi.’- u shpreh një qytetar.

Kreu i Odës Ekonomike te Qarkut Gjirokastrës thekson se aeroporti do te këtë impakt pozitiv në zhvillimin ekonomik dhe turistik të gjithë Jugut.

'Shpresojmë të ndërtohet shpejt. Do të ketë një impakt të madh në fushën e turizmit, pasi përmbledh brenda edhe biznese.'- u shpreh Maksim Hoxha.

I ndërtuar në vitin 1924, sot Aerodromi i Gjirokastrës funksionon vetëm për aktivitete aeronautike sportive si dhe uljen e helikopterëve të Emergjencave Civile.

Pikërisht në këtë vend pritet të nisë shpejti puna për ndërtimin e aeroportit të katër ndërkombëtar, pasi atij të Tiranës, Kukësit dhe Vlorës. Siç njoftoi një ditë më parë zv/kryeministrja Balluku, Qeveria vendosi të ndërrojë vendin nga Sarandë në Gjirokastër pasi ka një fushë ajrore ekzistuese!

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:46
Flamur Golemi: Aeroporti i Gjirokastrës do të çlirojë potenciale të tjera zhvillimi për gjithë jugun

1704811834_41814039411140912899691446672940489235372245n.jpg

Një kartolinë të bukur në nisje të vitit 2024, e ka cilësuar Kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi vendimin e qeverisë për ndërtimin në Gjirokastër të aeroportit të jugut.

“Vendimi i qeverisë për ndërtimin në Gjirokastër të aeroportit të jugut është një kartolinë e bukur në nisje të vitit 2024. Një lajm i mirëpritur që i shton vlerë gjithë përpjekjes që ne kemi bërë këto vite për ta vënë këtë aset në shërbim të turizmit. Kemi bërë çmos ta lironim pistën aktuale e të merrnim aprovimin për fluturimet sportive dhe ia dolëm mbanë. Tani është përpara një punë tjetër më e madhe për investimin që do të kryhet e më pas operimin e këtij aeroporti, i cili do të çlirojë potenciale të tjera zhvillimi për Gjirokastrën, Sarandën dhe krejt jugun e vendit”, shprehet ai.

Përmes një postimi në rrjete sociale Golemi shkruan se është “besimplotë se më herët sesa vonë do të nisin punimet dhe në një të ardhme të afërt kjo vepër infrastrukturore do të jetë gati për fluturimet e para”.

M.Q./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eneida: 15/01/2024 16:13

    Ky eshte lajm i mire! Duhet te ishte ndertuar prej kohesh aeroporti, megjithate uroj te filloje ndertimi sa me shpejte

    Përgjigju
  • Kapiten Custo: 10/01/2024 22:46

    A mund të marr leje për të ndërtuar një aeroport në kopshtin tim? Ndoshta alienët dhe UFO do ta përdorin atë!

    Përgjigju
  • Eljona: 10/01/2024 10:15

    Nese perdoret nga Korca dhe qytetet e aferta greke do kete sukses.

    Përgjigju
  • Iris: 10/01/2024 02:45

    Cfare kishte Kukesi per t'ju ofruar turisteve? A kishte kala,kishte shtepi.rruge e lagje karakteristike e historike,po zonat perreth tij,ose ne afersi a mund te krahasohen me Saranden,Permetin,Beratin?! Si pike transporti eshte ne vend te mire per udhetaret e Kosoves e VL,sa per turizmin klasik,eshte ceshtje tjeter.

    Përgjigju
  • Aman: 09/01/2024 19:04

    Do zhvilloje tamam sic ndodhi me aeroportin kuksian qe e beri provincen e larget metropol dhe hub nderkombetar.

    Përgjigju
    • Or tej: 10/01/2024 07:03

      Elita kuksiane ose te ashtuquajturit "cunat e londres" po e perdorin me se miri aeroportin or teeeejjjjj

    • Aleluja: 10/01/2024 04:17

      Metropol do bëhet fshati i Gjirokastrës. Pleq e plaka

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë