Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa pamje nga puna për transformimin e infrastrukturës rrugore të unazës së Durrësit.

“Kantieri për transformimin e infrastrukturës rrugore të unazës së Durrësit”, shkruan Rama në rrjetet sociale, krah videos së publikuar.

Kantieri i unazave të Durrësit synon jo vetëm lehtësimin e trafikut në qytet, por pritet të ketë një ndikim pozitiv edhe në zhvillimin e mëtejshëm të zonave përreth.

Unaza Spitallë-Currila do të jetë me katër korsi dhe një korsi biçikletash, ndërsa unaza tjetër, Spitali-Currila do të jetë me dy korsi, një korsi biçikletash dhe parkim.