MAT- Një grup banorësh të bashkisë së Matiti janë mbledhur për të protestuar kundër ndërtimit të një HEC-i në Lumin Flim të fshatit Lam i Madh.

Në ktë protestë kanë qenë të pranishëm rreth 200 banorë të ardhur nga fshatrat, Gjoçaj, Zall-Gjoçaj dhe Lam i Madh si dhe nga Tirana. Ata janë mbledhur pranë kantierit të ndërtimit të HEC-it në Lamin e Madh ku kanë penguar edhe punimet e firmës.

Në mbështetje të banorëve ishte edhe Ambjentalisti Sazan Guri. Banorët e këtyre fshatrave kërkojnë pezullimin e punimeve pasi sipas tyre futja në tubacione e lumit Flim, do të dëmtonte jo vetëm ekosistemin, por do të detyronte banorët të shpërngulen nga aty.

Ora 12:00
Ndërtimi i HEC-it në lumin Flim, banorët e Matit në protestë: Pushtues...ikni (FOTO)