Shqipëria ka firmosur sot (26 shkurt) marrëveshjen e huasë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për ndërtimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit.
Projekti, vlera totale e të cilit do të jetë 356 milionë euro do të bashkëfinancohet nga një sërë institucionesh financiare ndërkombëtare, ku vendi ynë ka kërkuar hua. Me marrëveshjen e firmosur sot me BERZH, qeveria shqiptare ka siguruar shumën prej 100 milionë eurove hua.
Të paktën 160 milionë euro janë grant nga Korniza për Investime në Ballkanin Perëndimor dhe 100 milionë euro të tjera nga Banka Europiane e Investimeve.
Projekti synon rehabilitimin dhe ndërtimin e 120 kilometrave linjë hekurudhore dhe është pjesë e zgjatimit të Rrjetit Kryesor të Transportit Trans-Europian TEN-T në Ballkanin Perëndimor, i cili do të lidhë Shqipërinë me rrjetet hekurudhore rajonale dhe europiane përmes Korridorit X pan-Europian.
Hekurudha Vorë-Hani Hotit kalon në shtatë bashki dhe përshkon Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë, me drejtim nga Jugu në Veri. Hekurudha lidh qendrat urbane të Vorës, Mamurrasit, Laçit, Milotit, Lezhës, Shkodrës dhe Koplikut.
B.V/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
12.2%
-
Pak
14.6%
-
Aspak
73.2%
Vota total: 41
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lushnja fiton 0-1 dhe zhyt Erzenin në fund, renditja në Kategorinë e Parë
12 Janar, 16:36
-
Në pranga shoferi i droguar në Vorë, bllokoi rrugën me makinë dhe kërcënoi efektivët
11 Janar, 13:56
-
Vorë/ Shfrytëzonin biznesin për lojëra fati dhe baste online, arrestohen dy kushërinjtë
6 Janar, 09:34
-
Reshje të dendura bore në Theth, Tamarë dhe në 'Rrugën e Kombit'! Akset të hapura, nga tuneli në Morinë qarkullimi me goma dimërore (VIDEO)
4 Janar, 09:28
-
11 emigrantë të paligjshëm janë arratisur nga qendra e pritjes në Karreç të Vorës, AMP nis hetimet
31 Dhjetor 2024, 11:51
-
Festat sjellin fluks në Hanin e Hotit, udhëtarët nga Mali i Zi një orë në radhë për të hyrë në Shqipëri
30 Dhjetor 2024, 14:54
-
Aksidentohen dy makina në aksin Vorë-Rinas, ndërron jetë në spital një nga shoferët
23 Dhjetor 2024, 19:28
-
Vorë-Hani i Hotit/ BERZH hap tenderin ndërkombëtar 373 milionë euro për ndërtimin e hekurudhës
12 Dhjetor 2024, 15:46
-
Numërimi elektronik, KQZ auditon procesin e zgjedhjeve 2023 për bashkitë Vorë, Elbasan dhe Kamzë: Regjistrim i të gjitha votave me saktësi
9 Dhjetor 2024, 13:07
-
KQZ vendoset mes ‘dy zjarreve’, PD: S’kemi besim, ‘jo’ votimit elektronik pa konsensus! PS: Nuk kurojmë paranojat, s’ka prova për parregullsi
30 Nëntor 2024, 15:25
-
5 vite nga tërmeti vendi ende në rindërtim! Janë dorëzuar 11,663 banesa e apartamente, kostoja në buxhet arrin 920 mln euro
26 Nëntor 2024, 16:39
-
Ikën stuhia, Shkodra përfshihet nga dëbora, të gjitha rrugët të kalueshme (VIDEO)
23 Nëntor 2024, 11:55