Banorët e një fshati në Pogradec protestë për ndërtimin e një pike grumbullimi mbeshtjesh, reagon Bashkia: E nxitur politikisht

Ndërtimi i një pike grumbullimi për mbetjet afër zonës së tyre kanë bërë që banorët e fshatit Gështenja në Pogradec të dalin në protestë. Ata kundërshtojnë dhe bëjnë me dije se nuk do të lejojnë ndërtimin e kësaj pike grumbullimi të mbetjeve që do të jetë në funksion të landfillit të Maliqit.

Banorët që kanë dalë në protestë tregojnë edhe arsyet se përse janë kundër ndërtimit të këtij landfilli. Sipas tyre ai dëmton ujin, tokën, prodhimet bujqësore dhe pemët frutore, të cilat janë në të shumtat e rasteve burimet e vetme të jetesës për ta.

"Ka disa muaj në fshatin tonë, por edhe e gjithë njësia. Ka qenë një projekt prej 3 vitesh i financuar dhe mesa shoh unë projekt është ndryshuar tre herë. Ka qenë i projektuar dhe është miratuar në fshatin Leshnicë, është devijuar në Lokovicë dhe tani është sjellë në Geshtenjas. Ne nuk është se duam ti dërgojmë në ndonjë vend tjetër, por duhet të jenë sa më larg zonave të banuara.

Problemi është se kjo është një zonë e mbrojtur. Gështenja është një dru me statusin më të veçantë. Ne nuk e pranojmë këtë pikë grumbullimi për disa arsye. Këto mbetje të gjitha shkojnë në liqen, që në e përdorim për të vaditur,"-shprehet një banorë.

Ndërkohë një tjetër deklaron: "Ne ku do të jetojmë, le ti dërgojnë atje ku s'ka zonë të banuar. Nesër do digjen plehrat, a rrihet më këtu prej erës. Ndikon në jetën e banorëve. Po të vijnë plehrat këtu do të infektohemi, se ne këtu kemi dhe burimet e ujërave."

Ndërkohë për këtë protestë ka reaguar bashkia e Pogradecit, e cila thotë se ka diskutuar njëherë me banorët e fshatit Gështenjë për këtë çështje. Bashkia siguron se në zonë nuk do të ketë asnjë ndikim nga ndërtimi i kësaj pike grumbullimi, pasi për këtë japin siguri ekspertët. Bashkia thotë se aty nuk do të jetë një landfill, por një pikë grumbullimi ku mbetjet rrinë vetëm një ditë dhe më pas transferohen.

Ndër të tjera bashkia këtë protestë e cilëson si të nxitur politikisht.

"Bashkia Pogradec ka ndjekur me vëmendje reagimin e banorëve të fshatit Gështenjas si në protestën e parë edhe në protestën e sotme.

Disa javë më parë në ambjentet e Bashkisë u mbajt një takim sqarues me një përfaqësi të fshatit ku është folur me t'a për projektit dhe efektet e tij, të cilat sipas ekspertëve mjedisorë janë zero, si në mjedis ashtu edhe në jetët njerzore.

Bashkia Pogradec  është njohur me projektin dhe nga diskutimet e bëra me ekspertët ka marrë garancinë se në zonë nuk ka ndotje. Nuk kemi të bëjmë me fushë grumbullimi mbetjesh apo landfill, por kemi të bëjmë me stacion transferimi të tyre. Në zonë do ndërtohet stacioni i cili në përbërje të tij ka kontenierë të lëvizshëm të cilët pasi mbushen merren nga kamionët e KRËM dhe transportohen drejt Landfillit. Në zonë nuk do të ketë as ndarje dhe as përpunim të mbetjeve.

I njëjti stacion është ndërtuar edhe në Bilisht dhe lehtësisht mund të verifikohet nga mediat nëse ka ndotje ose jo ( po ju vënë në dispozicion edhe video të stacionit Bilisht)

Bashkia Pogradec garanton banorët se nuk do të ketë ndotje të tokës, ujit apo dëmtim të bimësisë. Në rast se do ekzistonte dicka e tillë ne do të ishin të parët që do  e kundërshtonim atë.

Ndërtimi i stacionit është mëse i nevojshëm pasi fusha e mbetjeve në Peshkëpi, është e tejmbushur dhe nuk ka më hapsirë për hedhje mbetjesh.

Në stacionin e Gështenjasit mbetjet nuk do të qëndrojnë më shumë se 1 ditë dhe transferohen menjëherë në Maliq. Më shumë se një protestë për stacionin Bashkia Pogradec e sheh atë si të nxitur politikisht.

Edhe njëherë Bashkia Pogradec është e gatshme të ulet me banorët dhe bashkë me investitorët dhe KRËM të sqarojnë në detaje banorët për projektin dhe mungesën e rrezikut."

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë