Ndërtimi i Unazës së Madhe, banorët e Astirit në protestë: Po na prishin shtëpitë/ ARRSH: Zgjidhim problemin e trafikut

Me pretendimin se punimet që po realizohen në kuadër të ndërtimit të Unazës së Madhe po u prishin shtëpitë, banorët e zonës së Astirit kanë zhvilluar një protestë mëngjesin e kësaj të shtune.

Sipas banorëve përfaqësues të Ministrisë së Transporteve ARRSH-së dhe firmave private u kanë komunikuar se disa nga banesat e kësaj zone do të prishet në kuadër të projekteve për zhvillimin e kësaj zonë dhe u kanë dhënë vetëm 10 ditë afat.

Banorët i bëjnë apel qeverisë të ndërhyje pasi në të kundërt do të përshkallëzojnë protestat. Pranë tubimit ka pasur prani të shtuar të forcave të policisë për të shmangur cdo incident. Pas protestës ka reaguar Autoriteti Rrugor reagon duke theksuar se ditën e hënë do të ketë një komunikim për të sqaruar projektin.

Siç media dhe opinioni publik eshte ne dijeni, tanime eshte ne fazen e zbatimit projekti i Unazes se Madhe te Tiranes, rikualifikimi nga Pallati me Shigjeta deri tek Sheshi Shqiponja perfshire dhe zgjidhjen e kesaj nyje te trafikut. Projekti eshte zyrtar dhe publik. Me zhvillimin e gares e cila gjithashtu ka qene publike, jane percaktuar firmat fituese qe do zbatojne projektin. Ne perputhje me percaktimet ligjore e nenligjore po veprohet ne territor nga organet perkatese te perfshira ne proces si kordinim mes ARRSH, IKMT, Aluiznit, Bashkise Tirane. Diten e hene do kete komunikim me median per detaje te metejshme te projektit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja