Ndërtimi i Urës së Madhe në Kukës, ministri i Mjedisit në Kosovë: Lehtëson transportin mes dy vendeve

Liburn Aliu, Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës i Kosovës e vlerëson si të rëndësishme ndërtimin e Urës së Madhe të Kukësit për lëvizjen e qytetareve dhe mallrave për të dy vendet.

Aliu ishte në Kukës në fillimin e punimeve të rrugës ndër kufitare 6.3 km Zapod - Kerstec që lidh 6 fshatrat e Gores se Kukësit me Dragashin e Kosovës, investim i qeverisë së Kosovës.

‘Shqiptarët  që kalojën në Rrugën e Kombit dhe kalojnë nga ajo urë sot mund ta shihni se ka një transport të mallrave dhe të qytetarëve që kalojnë, një frekuentim në rritje. Kjo do të thotë shumë pasi e lehtëson krejtësisht komunikimin dhe transportin. Kjo tani ndihmon dhe Kosovën dhe Shqipërinë të kombinohen më lehtë më njëra tjetrën.’- tha Aliu.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Sherr masiv në Greqi, një 19-vjeçar shqiptar përfundon në spital i plagosur me kaçavidë

Sherr masiv në Greqi, një 19-vjeçar shqiptar përfundon në spital i plagosur me kaçavidë