Ndërtimi ka nevojë dhe për femrat

Ndërtimi ka nevojë dhe për femrat

Foto ilustruese

Shumë është folur dhe shkruar për pozitën e grave në shoqëri jo vetëm si nëna, bashkëshorte të devotshme dhe timoniere të familjes, por edhe si gra të suksesshme, të forta, që kanë ecur shumë lart në karrierë. Është fakt që roli i femrave në pozicionet drejtuese përmirëson marrjen e vendimeve.

“Femrat janë arkitektet e vërteta të shoqërisë” –Harriet Beecher Stowe, shkrimtare dhe aktiviste në fushën e mbrojtjes të së drejtave ndaj grave. Po si janë të pozicionuara ato në drejtim të arsimimit e punësimit të tyre, dhe a ka diferenca gjinore në këtë drejtim në shoqërinë tonë?

Në fushën e barazisë gjinore ka patur ndryshime të mëdha vit pas vit, por ato më të rëndësishmet dhe me më shumë impakt startojnë prej vitit 2006 e në vijim. Janë ratifikuar shumë dokumenta të rëndësishëm ndërkombëtare, të cilat pa diskutim kanë përmirësuar kuadrin ligjor për promovimin e barazisë gjinore dhe kanë përmirësuar ndjeshëm pozitën e grave. Edhe në administratën shtetërore e kompani private po synohet përfshirja e sa më shumë grave në stafin e tyre, edhe në pozicione drejtuese, kjo falë politikave të tyre të brendshme.

Një prej tyre është edhe Kompania ManeTCI, një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit - pjesë e Balfin Group - grupit më të madh të investimeve private në Shqipëri dhe rajon, në të cilën kapitali njerëzor vlerësohet si aseti më i vyer. Aktualisht sektori i ndërtimit mbetet tabu, duke vazhduar të dominohet nga burrat në pothuajse 90%, ndryshe nga disa sektorë të tjerë ku vihet re që është zvogëluar ndjeshëm hendeku gjinor.

E pyetur nëse ndërtimi është vetëm për burrat, Ermelinda Nezaj Drejtuesja e Burimeve Njerëzore pranë ManeTCI përgjigjet:

"Sikurse G.D Anderson ka thënë: “Feminizëm nuk do të thotë që gratë të bëhen më të forta. Gratë nga vetë natyra ashtu janë - të forta. Puna është të ndryshojmë mënyrën se si bota e percepton atë forcë.” E parë në këtë këndvështrim, gratë janë një forcë dhe potencial po aq i madh sa edhe burrat, edhe në fusha të tilla “të rëndomta” e të vështira si ndërtimi. Në këtë kuadër, ne përpiqemi t’i inkurajojmë më shumë gratë që të punojnë në industrinë e ndërtimit, pasi kjo fushë ka nevojë për kapacitetin, potencialin dhe aftësitë e grave.

Ne mendojmë që nuk ka punë vetëm për burrat apo vetëm për gratë, por ne kujdesemi që punonjësit tanë pa dallim gjinor të zhvillohen dhe ecin përpara me hapin e risive teknologjike, duke mundësuar rritjen e tyre profesionale paralelisht me rritjen e kompanisë. Në këtë mënyrë, ne jemi përpjekur dhe vazhdojmë të përpiqemi të ndryshojmë perceptimin që industria e ndërtimit është vetëm për burrat, por në të njëjtën kohë të promovojmë zhvillimin dhe rritjen në karrierë të grave.

Rreth 20% e stafit të Mane TCI përbëhet gratë, me një trend rritës nga viti në vit. Ato janë të punësuara në pozicione shumë të rëndësishme të kompanisë, të tilla si: Drejtuese departamenti, Menaxhere, Arkitekte, Inxhiniere pranë zyrës teknike, Inxhiniere Zbatimi në Kantiere, si edhe në administratë"

Ermelinda Nezaj, Drejtuesja e Burimeve Njerëzore pranë ManeTCI

A ka ardhur koha për më shumë femra në sektorin e ndërtimit? Patjetër që po. Punësimi i më shumë femrave në ndërtim është një mundësi për kompanitë e mëdha të ndërtimit sot. Performanca e skuadrës së punës përmirësohet ndjeshëm kur femrat janë pjesë e tyre. Femrat në kantieret e ndërtimit mund të ofrojnë shumë më shumë, duke kontribuar në zgjidhjen e problematikave dhe efiçencë.

Rreth ManeTCI
Kompania e ndërtimit Mane TCI, pjesë e Grupit Balfin, është kompania e parë dhe e vetme e cila integroi konceptin europian të qendrave tregtare dhe që në vazhdimësi ka sjellë risi në fushën e ndërtimit. Fokusi ndaj inovacionit dhe ndaj kërkesave në rritje të klientëve, e kanë nxitur kompaninë drejt përmirësimit dhe pasurimit të tregunt të ndërtimit në Shqipëri.

Ndërtimi i një përvoje të kënaqshme dhe i një stili ndryshe jetese, ndërtimi i komuniteteve dhe ofrimi i sigurisë dhe mirëmbajtjes mbeten në ADN e ManeTCI. QTU, TEG, Rolling Hills, Vala Mar Residences janë disa prej projekteve në fushën e ndërtimeve cilvile dhe industriale të zhvilluara nga ManeTCI.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë