Ndërtimi i aksit rrugor Korçë-Ersekë, Rama: Punimet kanë ecur me ritme të shpejta, investim me rëndësi ekonomike dhe turistike

Ndërtimi i aksit rrugor Korçë-Ersekë, Rama: Punimet kanë ecur me ritme të shpejta, investim me rëndësi ekonomike dhe turistike

Ndërtimi i rrugës Korçë-Ersekë

Më shumë se gjysma e aksit të rrugës Korçë-Ersekë mund të përshkohet në shtratin e gjurmës së re të rrugës, duke shmangur udhëtimin nga aksi i vjetër dhe duke shkurtuar distancën kohore.

Kështu bën me dije kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar pamjet nga punimet në ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, Loti 2, një investim infrastrukturor, shton kreu i qeverisë, me rëndësi madhore për qarkullimin rrugor por dhe për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës.

‘Vijon puna për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, Loti 2, një investim infrastrukturor me rëndësi madhore për qarkullimin rrugor, por dhe për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës Punimet kanë progresuar me ritme shumë të mira dhe aktualisht më shumë se sa gjysma e aksit të rrugës Korçë-Ersekë mund të përshkohet në shtratin e gjurmës së re, duke shmangur udhëtimin nga aksi i vjetër dhe shkurtuar distancën kohore.’- shkruan Rama.

Aksi rrugor Korçë-Ersekë, aktualisht ka një gjatësi prej 45 kilometrash, ndërsa me përfundimin e segmentit të ri distanca shkurtohet në 35 kilometra. Po kështu, aksi i ri do të ketë të gjithë elementët e nevojshëm që lidhen me sigurinë rrugore. Ndërtimi i tij do të nxisë zhvillimin e mëtejshëm turistik të juglindjes së vendit duke afruar më pranë dy zona me mjaft potenciale, siç është Korça dhe Erseka.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sali: 10/01/2023 03:54

    Kjo tregon që qeverija Rama po vazhdon me sukses programimi e zhvillimit të vëndit .BRAVO PS.

    Përgjigju
  • Toni: 06/01/2023 20:01

    Po cfare ritmesh te shpejta mor mashtrues, ka 10 vjet we ka nisur dhe nuk dihet kur mbaron.

    Përgjigju
  • eri: 06/01/2023 18:53

    ky vite ka nisur vetem me pune

    Përgjigju
  • Dori: 06/01/2023 17:42

    Po beni gjene e duhur me ne qe na rregulloni rruget

    Përgjigju
  • Loni: 06/01/2023 17:41

    Sa mire qe po i jeni zhvillimin e duhur vendit tone

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë