Ndërtoi pa leje një hotel 7-katësh dhe e legalizoi, vetëdorëzohet ish-Drejtori i ALUZINI-t në Sarandë

Ndërtoi pa leje një hotel 7-katësh dhe e legalizoi, vetëdorëzohet ish-Drejtori i ALUZINI-t në Sarandë

Mariel Murati

Ish-Drejtori i ALUZINI-t, M.M. është vetëdorëzuar në polici pasi ishte shpallur në kërkim që prej 13 marsit për shkak se ndërtoi pa leje një hotel 7-katësh në Sarandë.

Bëhet fjalë për Hoteli “Yacht” në lagjen nr. 4 të Sarandës që u ndërtua pa leje dhe më pas u legalizua e hipotekua në shkelje të ligjit. 

Është pikërisht ky hotel që çoi pas hekurave zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Legalizimeve, Kadastrës. Pas një hetimi disa mujor Prokuroria e Sarandës firmosi 11 urdhër-arreste, për zyrtarë dhe ish-zyrtarë vendorë, nga të cilat u ekzkekutuan 8, ku pas masës së sigurisë 6 u liruan dhe 2 janë në arrest shtëpie.

Në kërkim mbeten dy ish-drejtorët e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Sarandë Kozeta Statha dhe Andri Dhima.

Mes të kërkuarve ishte edhe M., pronar i hotelit e njëkohësisht ish-Drejtor i Legalizimeve në Sarandë, i cili është vetëdorëzuar sot. 

M. M. në vitin 2020 kishte marrë leje për rikonstruksionin e një objekti ekzistues, por e shembi duke ndërtuar pa leje një hotel me 7 kate. Ish-drejtori legalizoi hotelin dhe vuri në punë në vitin 2022. Në atë kohë M. drejtonte Fondin e Sigurimit Shëndetësor. Ky hotel ka qenë dy herë objekt i vendosjes së eksplozivit, ngjarje ende të pazbardhura.

 

B.K/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erjoni: 28/03/2024 08:31

    Eshte dorezuar pasi eshte gjetur gjuha per ta liruar keto dite, Albanistan hesapi me njerez injorante me hotele nga rilindja

    Përgjigju
  • Niku: 27/03/2024 20:35

    Obobo, Marjeli i Shpreses pa shkolle dhe drejtor i Sigurimeve, drejtori i ALUIZNI-t, shef kabineti ne Bashki.

    Përgjigju
    • Andi: 16/04/2024 00:16

      ????????‍♀️

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç