TIRANË- “S’do përfitojë asnjë metër të përfituar në paligjshmëri”. Një ditë pasi ministrja e Brendshme Albana Koçiu bëri këtë paralajmërim nga një rezidencë me vila në periferi të Tiranës, policia arrestoi disa inspektorë të IMT-së që lejuan ndërtimin e 3 vilave përtej lejes, dhe vuri para përgjegjësisë penale zyrtarë të kompanisë së ndërtimit. Nga hetimet e deritanishme, policia thotë se të paktën 14 persona janë përfshirë në këtë veprimtari, 6 prej të cilëve në kërkim.
Për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, në kërkim u shpall pronarja e subjektit “Austrian Construction Albania”, Elga Kosta, 55 vjeç, si dhe administratori i shoqërisë, Stavro Suloti bashkë me arkitekten. QKB
5 inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Tiranë, u arrestuan Gjergji Male, Krenar Rexhepi, Aldo Dubi, Odise Cenaj dhe Endri Dervishi për shpërdorim të detyrës. Në gjendje të lirë për të njëjtën vepër, po hetohet një inspektore 35-vjeçare, ndërsa 3 kolegë të saj u shpallën në kërkim. Me mosveprimet dhe veprimet e kryera duke shpërdoruar detyrën, policia thotë se inspektorët kanë lejuar ndërtimin pa leje, të 3 banesave, në zonën rezidenciale.
Prangave të policisë nuk i shpëtuan as Bianka Xhumari 35 vjeç, drejtuese teknike e punimeve dhe Ritvan 36 vjeç Gjikolaj inxhinier i subjektit për llogari të të cilit janë ndërtuar tri objektet.
Në një reagim, shoqëria thotë se ka leje nga bashkia e Tiranës, dhe se nuk e ka tejkaluar atë. Në leje theksohet se një nga pronarët e truallit është ish-deputeti socialist Vladimir Kosta, shoqëri zhvilluese Austrian Constraction, dhe subjekt ndërtues Lani shpk.
"Duke shpërdoruar detyrën, lejuan ndërtimin pa leje të tri objekteve në një zonë rezidenciale në Sauk, vihen në pranga 5 inspektorë të IMT Tiranë dhe në hetim 1 tjetër. Shpallen në kërkim 3 shtetas me të njëjtën detyrë. Më tej, vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë (administratorë të subjektit ndërtues dhe zbatues të projektit për ndërtimin e tri objekteve)", informoi policia.
Një ditë më parë, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit bllokuan kantierin e ndërtimit të vilave që kishin tejkaluar lejen zhvillimore. Kjo shkelje u evidentua jo vetëm pas inspektimeve në terren, por edhe nga monitorimi me dron.
Komente











Janë biznesmenë të pa ngopur...
Përgjigju