Ndërtuesit-FMN-së: Ndihmë
shteti na detyrohet 200mln euro
Misioni i FMN ka zgjedhur komunitetin e ndërtuesve shqiptarë ndër shoqatat e ndryshme të biznesit për të zhvilluar takimin e parë informues lidhur me detyrimet financiare, që ka krijuar shteti
TIRANE - Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka zgjedhur komunitetin e ndërtuesve shqiptarë ndër shoqatat e ndryshme të biznesit për të zhvilluar takimin e parë informues lidhur me detyrimet financiare, që ka krijuar shteti shqiptar vitet e fundit, si pasojë e mospagesës së faturave voluminoze për punë të kryera prej subjekteve private në infrastrukturë.
Pagesa ishte premtuar të kryhej nga buxheti i shtetit, por vështirësitë e përjetuara në mbledhjen e të ardhurave buxhetore, si dhe devijimi i fondeve në drejtim të shpenzimeve jo-prodhuese kanë shkaktuar një ngërç në shumë firma ndërtimi.
Sipas burimeve nga Shoqata e Ndërtuesve, në takim ishin të pranishëm kreu i këtij grupimi të biznesit, Maksim Muçi, si dhe përfaqësues të firmave të mëdha në vend. Nga pala e Fondit Monetar, ka qenë një pjesë e Misionit, çka le të kuptosh se ekspertët e FMN janë ndarë në sektorë të ndryshëm, për të krijuar një ide lidhur me problematikën e ekonomisë shqiptare dhe politikat që duhet të ndiqen në të ardhmen për të rregulluar gjendjen.
FMN ka kërkuar nga ndërtuesit shifrën që, sipas tyre, përbën shumën e detyrimeve financiare, për të cilën përfaqësuesit e Shoqatës janë përgjigjur që fjala është për mbi 200 milionë euro. Më parë, ministra të kabinetit Berisha, si Ridvan Bode apo Sokol Olldashi, kanë bërë publik më parë një shifër shumë më të vogël se kaq, prej vetëm 70 milionësh.
FMN është interesuar të dijë, gjatë takimit, se në ç’mënyrë është krijuar borxhi ndaj ndërtuesve, si dhe ka dëgjuar sugjerime prej tyre se në ç’formë mund të kryhen pagesat.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3221
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35