Ndërtuesit: Shteti, pagesa me grafik
FMN, habi për borxhin e palikuidua

Ndërtuesit: Shteti, pagesa me grafik<br />FMN, habi për borxhin e palikuidua
TIRANE- Pak ditë pas takimit me përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar,  drejtuesit e Shoqatës së Ndërtuesve kanë kërkuar nga qeveria e re hartimin dhe publikimin e një grafiku për kryerjen e të gjitha pagesave të faturave të prapambetura në vite, që shteti u detyrohet bizneseve të sektorit.

Zv.drejtori ekzekutiv i Shoqatës, Ilir Hebovija, tha dje se procesi i shlyerjes së detyrimeve duhet të jetë transparent dhe i drejtë, duke kërkuar që të hiqet dorë njeherë e mirë nga praktika e qeverisë së mëparshme për kryerjen preferenciale të pagesave tek subjekte të veçanta. Sipas Shoqatës, borxhi i prapambetur i qeverisë ndaj ndërtuesve është rreth 200 milionë euro.

BORXHET
Pagesat e prapambetura ishin objekt i takimit mes përfaqësuesve të Ndërtuesve dhe atyre të Fondit Monetar Ndërkombëtar javën e kaluar. Përfaqësuesit e FMN-së, që zgjodhën në mënyrë specifike këtë sektor të biznesit privat për t’u njohur me problematikën e pagesave të vonuara, shprehën habinë e tyre për mungesën e rregullave të qarta në marrëdhëniet kontraktore në prokurimet publike.

Sipas ndërtuesve, qeveria Berisha ka shpallur në mënyrë të përsëritur punë të tjera publike, pa likuiduar ato të kryera, ndërkohë që edhe shoqëritë tregtare ftoheshin që të merrnin pjesë në tenderat për këto investime me para të buxhetit të shtetit, pa u likujduar financiarisht për punët e mëparshme, të kryera prej tyre.

(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë