Ndeshet me Juventus, Lacio dedikim
 për viktimat e tërmetit: Ne me ju

Ndeshet me Juventus, Lacio dedikim<br /> për viktimat e tërmetit: Ne me ju
Në javën e dytë të zhvillimit të ndeshjeve të Serie A ka nisur përballja midis Lacios dhe Juventusit. Bardhekaltrit janë futur në fushë më një dedikim të veçantë në mbështetje të njerëzve të goditur nga tërmeti në Italinë Qendrore.
 
Mbi fanellat e lojtarëve të Lacios është shkruar: Ne me ju. Në këtë mënyrë ata kanë mbështetur edhe në fushë të dëmtuarit nga tërmeti tragjik i 24 gushtit.
 
Të dyja skuadrat kanë mbajtur një minutë heshtje para se të fillonte ndeshja ndërkohë që tifozët më vonë i janë bashkuar dhimbjes që ka pushtuar gjithë Italinë me një duartrokitje të gjatë e të përzemërt.
 
Në ekranin gjigant të stadiumit është lançuar fushata “Ne me ju”, e nxitur nga klubi i Lacios në ndihmë të njerëzve të prekur nga fatkeqësia.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron